Flash

Video/ Milan fitorja e parë në Champions vjen ndaj Bruges: Monaco bën pesë

Lapsi.al 22 October 2024
Video/ Milan fitorja e parë në Champions vjen ndaj Bruges: Monaco

Dy ndeshjet e para të raundit të tretë të Champions League kanë dhuruar gola e spektakël. 10 gola në dy ndeshje e një i anuluar, me Milan që rrëmben fitoren e parë europiane këtë sezon. Tris i kuqezinjve në San Siro kundër Bruges, ndërsa Monaco bën pesë në Principatë ndaj serbëve të Crvena Zvezda.

MILAN 3-1 BRUGES

Milan mposhti Bruges 3-1 në raundin e tretë të Champions League, duke fituar tre pikët e para të sezonit në këtë kompeticion. Pas një fillimi të vështirë me pritjet e Maignan për të mbajtur rezultatin në ekuilibër, kuqezinjtë e teknikut Fonseca zhbllokuan sfidën në minutën e 34' me një gol direkt nga këndi i Pulisic. Gjërat për belgët u komplikuan pesë minuta më vonë, kur mbetën në inferioritet numerik.

Lexo më tej: Video/ Chukwueze thyen Udinese: Milan reziston me 10 lojtarë, polemika për dy gola të anuluar friulanëve

Pavarësisht kësaj, Bruges barazuan 1-1 në fillimin e pjesës së dytë me Sabbe, por më pas Reijnders u ekzaltua: holandezi, pak sekonda pas daljes së Leao nga fusha, bëri 2-1 në minutën e 61', duke kompletuar një dygolësh dhjetë minuta më vonë në një aksion fotokopje, me një asist nga Chukëueze. Në fund, debutim edhe për Camarda, italiani më i ri që ka luajtur ndonjëherë në Champions League, të cilit iu anulua një gol për pozicion jashtë loje.

MONACO 5-1 CRVENA ZVEZDA

Asnjë problem për Monaco në përplasjen me Crvena Zvezda. Skuadra e Principatës nuk vonoi të shfaqej dhe mori avantazhin në minutën e 20'. Minamino kaloi vendasit në avantazh, por entuziazmi zgjati vetëm 7 minuta, sepse Ndiaye barazoi me penallti. Një iluzion për formacionin serb, që nisi kapitullimin pak para pushimit në golin e Embolo. Me avantazhin e pjesës së parë, e dyta ishte thjesht formalitet sepse Singo bëri tris në minutën e 54', Embolo pa t'i anulohej një gol në të 56', ndërsa Minamino siguroi rezultatin me pokerin e minutës së 70'. Në fund, sikur të mos mjaftonte, Akliouche mbylli llogaritë me golin e pestë, duke shfrytëzuar një asist të japonezit.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI