Flash

Revolta dhe antarësimi në BE nuk e përjashtojnë njëra tjetrën

Revolta dhe rruga e aderimit të Shqipërisë në BE nuk e përjashtojnë njëra-tjetrën. Revolta ka të bëjë me atë anë të Shqipërisë që negociatat e aderimit në BE ende nuk kanë arritur ta ndryshojnë, anën e pushtetit të personalizuar, anën e ndërlidhjes me krimin e organizuar, anën e shpërlarjes industriale të parave të drogës, anën e korrupsionit si kulturë qeverisëse, një kulturë qeverisëse si rregull e jo përjashtim

10:24 Veton Surroi

Shkolla që ‘reklamoi’ kryeministri pa mësim, 1400 nxënës nuk kanë mësues

Lapsi.al 22 October 2024
Shkolla që ‘reklamoi’ kryeministri pa mësim, 1400

1400 nxënës të Shkollës së Mesme Profesionale në Elbasan nuk bëjnë mësim sepse ka mungesa në staf pedagogjik. Për këtë arsye nxënësit janë të detyruar të largohen nga shkolla me tre ore ose katër orë mësim.

Në këtë shkollë ofrohen një shumëllojshmëri degësh, si teknologji informacioni, hidraulikë, hoteleri turizëm, shërbime mjete transporti, mekanikë dhe elektroinikë. Ndërkohë që asnjëra nga këto degë nuk po zhvillohet mësimi sipas programit të caktuar.

Fiksi ka treguar se një muaj më parë kjo shkollë është vizituar nga vetë kryeministri Rama i shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë Elbasan dhe drejtori i kësaj shkolle, të cilët na njohën pothuajse me të gjitha ambientet e kësaj shkolle dhe gjithashtu ndaluan në disa klasa të cilat bënin mësim .

E gjithë panorama e sjell nga vizita e kryeministrit flet për një infrastrukturë perfekte dhe staf të kompletuar. Vizita e kryeministrit u përmbyll me thirrjen që të rinjtë të ndjekin arsimin profesional sepse punën e kanë të sigurt.

Menjëherë pas kësaj vizite në emisionin Fiks Fare është referuar një ankesë ku qytetarët shprehin shqetësimin e tyre për mungesat e mësuesëve dhe se në shkollë nuk zhvillohet mësim.

Vëzhgimi disa javorë i Fiksit tregon se një pjesë e madhe e nxënësve mbaronin mësim pas orës së tretë . Ndërsa pjesa tjetër pas orës së katërt.

Në bisedat që bashkëpuntorja e Fiksit ka bërë me disa nga nxënësit aty, i është thënë se ka pasur mungesë të mësuesëve dhe për këtë arsye mbarojnë më shpejt.

Hoteleri turizëm, TIK dhe Ekonomiku ishin tre nga degët të cilat dilnin me më pak orë mësimi krahasuar me degët e tjera.

Nxënësit shprehën se prej 4 javësh po dalin me 3 orë mësimi sepse nuk ka mësues. “Mos të them që kemi pasur ditë që s’kemi ardhur fare, na niste mesazh mësuesja mos ejani se s’ka profesorë” shprehet një nga nxënësit e degës së TIK( Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit).

Gazetarët e Fiksit kërkuan një informacion nga drejtoria e kësaj shkollë. Drejtori pohoi se ka patur problem për mësues sepse kishte vonesa për emërimin e tyre nëpërmjet portalit.

Gazetarët e Fiksit kërkuan një informacion më të detajuar, por Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësisë e ndaloi drejtorin e shkollës të jepte një intervistë. Ndërkohë e-mailit zyrtar të emisionit investigativ drejtori i shkollës nuk iu përgjigj./Top Channel

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI