Flash

Protokolli

Lapsi.al 22 October 2024
Protokolli

Nëse ish Presidenti do të thirrej për t'u paraqitur në Prokurori apo polici dhe aty t'i komunikohej masa e ndalimit, koha televizive mbrëmë do të shpenzohej për të diskutuar mbi akuzat, permbajtjen, dhe jo për mënyrën se si ai u arrestua.

Për të parë pamjet në youtube, platforma të paralajmeron nëse je nën 18 vjeç, ndërsa një komentator italian, në kuader të debatit per emigrantët, tha: shikoni se si dhe çfarë i bëhet në këtë vend ish Presidentit dhe imagjino çfarë mund t’i bëjnë një emigranti nga Bangladeshi.

Nuk është hera e parë që policia dhuron spektakel të shemtuar, jo profesional, me arrestimet që, në fund të fundit, sidoqofshin, kanë një destinacion. Ka plot raste të bujshme që koha ka treguar se përveç demit nuk ka sjellë asgjë të mirë.

Skena është e njëjtë: makina me targa civile, policë me uniforma civile, maska në fytyrë të pasuara me ekzaltim "popullor", një kamer e vendosur gjasme rastësisht dhe debate pa fund në ekrane.

Forcat operacionale (njësia elitë) përdoren jo për të bërë punën për të cilën paguhen (ndalimin e njerëzve të rrezikshëm) por për të dhuruar spektakel.

Nëse ky është "protokolli", synimi nuk është “kryerja e detyrës”, por poshtërimi i atij që prezumohet i pafajshëm deri në vendimin e formes së prerë të Gjykatës. E njëjta skene me Guvernatorin në detyrë, e njëjta skene me ish ministrin, e njëjta skene me një prof.dr., e njëjta skene me ish Presidentin.

Mesa duket, fjala dinjitet është e huaj për ata që "kryejne detyrën". Kur publiku sheh arrestime dramatike me njësi speciale, perceptimi i shumicës është se pa dyshim është arrestuar një kriminel, duke rrenuar kështu parimin themelor të prezumimit të pafajsisë.

Spektaklet e përsëritura të "protokollit të policisë", përveç ndikimit në fatin e një individi, demtojne edhe imazhin e institucionit.

Kur policia përdoret për të krijuar spektakle, drejtësia bie pre e perceptimeve dhe vleresimeve të paragjykuara dhe sistemi i drejtësisë kthehet në një arenë publike linçimesh.

Drejtësia jepet dhe kërkohet në sallën e gjyqit. Aty do të gjykohet jo ajo që dime te gjithë, por ajo që provon bindshem akuza. Një gjyq jo vetëm duhet të jetë i drejtë, por edhe duhet të duket i tillë.

Ndryshe kthehemi te kohët kur këndohej fshatçe:

"Që pa gdhirë u ngrit tër’ fshati,

Oh ç’të madh kemi gëzimin,

Arrestohet sot Reshati,

Do këndojmë për Sigurimin!"

Të këshilluara

Kush janë katër tradhtarët e Tërbaçit?!

Zgjedhjet në Himarë provuan edhe njëherë tjetër se çdo votë është e sh(tr)enjtë, por edhe këto zgjedhje nuk kaluan pa probleme. Dhe problemi më i madh u shfaq n...

15:25

A shihemi fundjavën tjetër djema?

Spiromilot kanë djegur tërësisht tre fshatra të Himarës (15% të fshatrave të zonës) dhe dhjetra shtëpi në fshatra të tjera, përveçse kanë vrarë dhejtra dhe dëbu...

12:42

Çka më tha Ramiz Alia për Ismail Kadarenë

Nga Adriatik Kelmendi (Në vjeshtën e vitit 2006, ish-udhëheqësi i Shqipërisë Ramiz Alia kishte ardhur për herë të parë në Kosovë, pas Luftës së Dytë Botëror...

19:31

Edhe lejet e ndërtimit në dorë të Ramës

Sot, në një ditë përvëluese blackout-i ku sytë dhe mendja rendin pas një topi, kanë hyrë në fuqi ndryshimet e fundit të VKM NR.408, DATË 13.5.2015, TË KËSHILLIT...

18:35

A ishte kjo brohorima më e fortë e vitit?

Nga Andre Albers, BILD A ishte kjo brohoritja më e fortë e vitit? Në ndeshjen hapëse të Kampionatit Evropian kundër Italisë, kombëtarja shqiptare arriti d...

12:00

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI