Flash

"Arda Güler është lojtar i Juventus": hakerohet faqja zyrtare e bardhezinjve

Lapsi.al 21 October 2024
"Arda Güler është lojtar i Juventus": hakerohet faqja

“Mirë se vjen te Juventusi, Arda Güler!” thuhet në profilin X në anglisht të klubit bardhezi. Një lajm që përhapet menjëherë nëpër bisedat e tifozëve në mbarë Italinë, por nuk është aspak i vërtetë. Supozimi se lojtari i Real Madrid ka ardhur në Torino është në fakt një lajm i rremë, i krijuar nga disa hakerë që kanë sulmuar faqen sociale të ekipit piemontes. Fotografia e Arda Güler nuk nënkupton asnjë ardhje të sulmuesit të ri në Itali, e as urimet e klubit që flasin për një “histori për t’u shkruar së bashku.”

Gjithçka është e rreme, siç u sqarua nga ekipi bardhezi, i cili me një tweet konfirmoi problemet me profilin në anglisht: “Llogaria jonë në anglisht është hakuar. Ju lutemi injoroni informacionet e rreme të publikuara në juventusfcen. Po punojmë për të zgjidhur problemin.”

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI