Flash

Video/ Dëmtimi i pabesueshëm i Abraham: donte të shënonte, nxorri shpatullën

Lapsi.al 20 October 2024
Video/ Dëmtimi i pabesueshëm i Abraham: donte të shënonte,
Ndeshja e Tammy Abraham zgjati pesë minuta. Sulmuesi i Milan hyri në fushë në minutën e 73' të ndeshjes në San Siro, kundër Udinese. Anglezi zëvendësoi Alvaro Morata, por u detyrua të largohej nga fusha në minutën e 78' për shkak të një dëmtimi në shpatullën e djathtë. Ish-lojtari i Romës u lëndua kur u rrëzua gjatë përpjekjes për të shënuar, pas një pritjeje të shkëlqyer nga portieri i friulanëve Okoye, në goditjen e Pulisic. Abrahami, i cili bërtiste nga dhimbjet, u largua nga fusha në lot dhe mbeti me shokët e tij në pankinë. Abrahami kishte nxjerrë të njëjtën shpatull edhe në prill 2023. Fonseca hodhi në fushë Loftus-Cheek në vend të tij, duke mbetur pa një qendërsulmues. Sipas asaj që raporton milanNews, për Abraham bëhet fjalë për një traumë në shpatullën e djathtë. Radiografia për fat ka përjashtuar frakturat.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI