Flash

Douglas Luiz tronditet pas ndeshjes: banesa e bastisur, 500 mijë euro të vjedhura

Lapsi.al 20 October 2024
Douglas Luiz tronditet pas ndeshjes: banesa e bastisur, 500 mijë euro

Vërtet një mbrëmje për t'u harruar për Douglas Luiz. Fillimisht polemikat pas ndeshjes Juventus-Lazio, më pas surpriza e keqe pasi u kthye në shtëpi, në kodrën jashtë qendrës së Torinos. Mesfushori brazilian e gjeti banesën e tij krejtësisht të përmbysur pas një vjedhje gjatë kohës që ai dhe partnerja e tij ishin në Stadium. Hajdutët i kishin grabitur njëmbëdhjetë orët dhe disa xhevahire që i përkasin partneres së tij, Alisha Lehmann. Një plaçkë me vlerë rreth gjysmë milioni euro në total. Fatmirësisht asnjëri prej tyre nuk ishte në shtëpi, duke qenë se sulmuesja zvicerane ishte e impenjuar në grumbullimin e Juventus Ëomen.

Alarmi i vilës ra rreth orës 1 e gjysmë, kur Douglas Luiz ishte ende jashtë për darkë pas ndeshjes në Stadium. Policia dhe ekipi i ekzaminuesve shkencorë kanë ndërhyrë në vendngjarje për të hetuar rastin.

Lexo më tej: Juventus, Douglas Luiz 'dështim' në merkato: kushtoi 50 milionë, në fushë vetëm pak minuta

Ajo që përfshiu ish-lojtarin e Aston Villa është vetëm e fundit në një seri vjedhjesh që fatkeqësisht kanë përfshirë futbollistët e Juventus që banojnë në lagjen elegante të Cavoretto dhe rrethinat e saj. Disa vite më parë ka ndodhur me Moise Kean, Kaio Jorge dhe gjithashtu Angel Di Maria, i cili megjithatë ishte në shtëpi në atë moment dhe arriti të jepte alarmin së bashku me fqinjin e tij të atëhershëm Vlahovic.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI