Flash

Del EMRI/ Kush është "Meçja" që u arrestua me ish-deputetin e PS, Jurgis Çyrbja

Lapsi.al 20 October 2024
Del EMRI/ Kush është "Meçja" që u arrestua me

Të tjera detaje mësohen në lidhje me arrestimin e ish-deputetit të PS-së, Jurgis Çyrbja. Dyshohet se ai ka pasur komunikime në Sky me personazhe të botës së krimit. Bashkë me Çyrbjen, mësohet se në pranga ka rënë edhe Ahmet Masha, njohur me pseudonimin “Meçe”. Një tjetër shtetas është shpallur në kërkim. Ish-deputeti arrestuar në Durrës dhe ka qenë në shoqërinë e shoferit të tij, duke udhëtuar me makinë.

SPAK konfirmoi 3 akuza ndaj Çyrbjas, por pa dhënë detaje të hollësishme, të cilat tha se do i ndajë ditën e nesërme. Akuzat janë: "Korrupsion aktiv zgjedhor", "përkrahje e autorit të krimit" dhe "tregtimi i sekretit shtetëror".

"Nisur nga interesi i madh i mediave, ju komunikojmë se Policia e Shtetit ka ekzekutuar sot masën e sigurimit “arrest në burg”, të caktuar nga Gjykata e Posacme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuat, ndaj shtetasit Jurgis Çyrbja, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “korrupsioni aktiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal; “përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga neni 302/1/2 të Kodit Penal si dhe “tregëtimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”, parashikuar nga neni 295/1 i Kodit Penal. Nesër do të ketë një njoftim për shtyp me më shumë detaje”, - thuhet në njoftimin e SPAK për mediat.

Mediat raportojnë se arrestimi ka lidhje me një tjetër çështje dhe jo me atë të denoncimit nga deputeti demokrat Edi Paloka, e për të cilën është marrë "i pandehur". Ish-ligjvënësi akuzohet edhe për kohën kur ka drejtuar Hipotekën e Durrësit. Sipas të njëjtave burime dyshohet se Çyrbja ka pasur lidhje me një grup kriminal në Durrës, ndaj edhe është ndaluar. Dyshohet për komunikime në platformën e koduar SKY ECC pikërisht me këtë grup.

Bëhet fjalë për një vepër penale të kryer në 2016. Gjatë kohës që Çyrbja drejtonte Hipotekën e Durrësit, ai është marrë në pyetje nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në atë kohë, pasi dyshohej se kishte favorizuar Emiljano Shullazin për të përfituar prona në Durrës. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Zjarr në Vlorë

Një sipërfaqe toke me ullinj në lagjen Partizani në Vlorë është përfshirë sot nga zjarri. Në vatrën e zjarrit kanë mbërritur edhe dy forca zjarrfikëse. Fl...

15:25

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI