Flash

Arrestohet me urdhër të SPAK ish-deputeti i PS, Jurgis Çyrbja

Lapsi.al 20 October 2024
Arrestohet me urdhër të SPAK ish-deputeti i PS, Jurgis Çyrbja

10 ditë pasi dorëzoi mandatin e deputetit të PS dhe pasi SPAK i komunikoi marrjen si të pandehur për “shpërdorim detyre” është arrestuar sot, Jurgis Çyrbja.

Ish-deputeti i PS është arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Sipas të njëjtave burime, mësohet se janë kryer edhe disa arrestime të tjera dhe aksioni është në proces.

Ish-ligjvënësi akuzohet për kohën kur ka drejtuar Hipotekën e Durrësit. Për ndjekjen e tij penale u bë shkak një padi e deputetit të PD, Edi Paloka. Çyrbja dorëzoi mandatin më 10 tetor dhe dy ditë më pas SPAK njoftoi marrjen të pandehur. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Zjarr në Vlorë

Një sipërfaqe toke me ullinj në lagjen Partizani në Vlorë është përfshirë sot nga zjarri. Në vatrën e zjarrit kanë mbërritur edhe dy forca zjarrfikëse. Fl...

15:25

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI