Flash

I bëri vajzës emrin tatuazh, testi i ADN-së e trondit: Vinicius nuk është babai biologjik i Meit

Lapsi.al 19 October 2024
I bëri vajzës emrin tatuazh, testi i ADN-së e trondit: Vinicius
Mbrojtësi i Shakhtar Donetsk, Vinicius Tobias, ka përjetuar një tronditje të madhe personale pas zbulimit se ai nuk është babai biologjik i vajzës së tij të sapolindur, Meit. Vajza erdhi në jetë më 8 tetor, dhe për të shprehur dashurinë e tij, Vinicius bëri një tatuazh që shkruante: “Meit, të dua”. Megjithatë, ish-bashkëshortja e tij, Ingrit Lima, në një postim në rrjetet sociale, shpjegoi se pas testit të ADN-së, rezultoi që Vinicius nuk është babai i vajzës. “Unë dhe Tobias nuk kemi qenë bashkë për disa kohë dhe gjatë kësaj kohe marrëdhënie të reja. Kemi bërë një test ADN-je dhe Meit nuk është vajza e tij,” theksoi ajo. Lexo më tej: Një natë e nxehtë në Bolivi me një hungareze: Neymar ka një vajzë tjetër 10 vjeçare, kërkohet testi i ADN Ky zbulim ka sjellë një periudhë të vështirë për lojtarin, i cili kishte krijuar një lidhje të veçantë me të sapolindurën. Situata ka gjasa të ketë ndikime emocionale, teksa Tobias përpiqet të gjejë balancën mes jetës personale dhe karrierës së tij në futboll.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI