Flash

Flachi pëson infarkt e operohet me urgjencë: 49 vjeçari, ish-Sampdoria, duhet të kryejë edhe një ndërhyrje

Lapsi.al 19 October 2024
Flachi pëson infarkt e operohet me urgjencë: 49 vjeçari,
Frikë e madhe për ish-sulmuesin Francesco Flachi, i cili pësoi një atak në zemër të enjten teksa po stërviste ekipin e tij që militon në Promozione, PSM Rapallo. I operuar menjëherë në spitalin e Lavagna-s për vendosjen e stentit, ish-sulmuesi i Sampdorias dhe Fiorentinës tani është mirë dhe po rikuperon në mënyrë evidente siç nënvizoi vetë ai në Instagram. "Faleminderit të gjithëve për mesazhet e shumta - shkroi ish-sulmuesi i datëlindjes 1975 në rrjetet sociale, duke u shfaqur në dhomën e tij në spital -. Jam mirë, tashmë jam ngritur." Në ditët në vijim Flachi do t'i nënshtrohet një operacioni të ri, konkretisht pastrimit koronar. Vetëm pas kësaj ai do të mund të largohet nga spitali për të rifilluar jetën e përditshme. Ndërkohë, Sampdoria, përmes një postimi që u shfaq në X, ka dashur të tregojë afërsinë me ish-lojtarin duke publikuar një fotoqë tregon Flachi të buzëqeshur me fanellën doriane.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI