Flash

Komiteti Ndërkombëtar i Shpëtimit: Hapja e qendrave në Shqipëri, ditë e errët

Lapsi.al 16 October 2024
Komiteti Ndërkombëtar i Shpëtimit: Hapja e qendrave në

Nisja e zbatimit të marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Italisë ka marrë edhe një herë vëmendjen e agjencive ndërkombëtare. Në një shkrim të gjatë CNN shkruan se hapja e qendrave në Shqipëri do të “shënojë një ndryshim të jashtëzakonshëm në trajtimin e migracionit mesdhetar”.

Në shkrim përmenden akuzat e forta të organizatave të të drejtave të njeriut, të cilat kanë frikë se ky do të jetë një precedent për kombet e tjera që dëshirojnë të shkarkojnë migrantët në vendet e palëve të treta që mund të mos zbatojnë rregulla të rrepta për të drejtat e njeriut.

Komiteti Ndërkombëtar i Shpëtimit (IRC) e quajti hapjen e qendrave në Shqipëri “një ditë të errët për politikat e BE-së për azilin dhe migracionin". Komiteti u shpreh se shpresonte që protokolli shqiptar të mos ishte një plan edhe për të tjerët.

“Mbajtja e njerëzve të bllokuar pas telave me gjemba, qëllimisht larg syve dhe mendjes, nuk është një zgjidhje e qëndrueshme për sfidat e migracionit të Evropës”, - tha drejtoresha e avokimit të BE-së në IRC, Marta Welander, në një deklaratë për CNN.

“Teksa numri i njerëzve që mbërrijnë në Itali është zvogëluar muajt e fundit, numri i atyre që tentojnë kalimin drejt Spanjës është rritur shumë. Këto qasje nuk i pengojnë njerëzit të rrezikojnë jetën e tyre për të arritur në Evropë. Ato thjesht i çojnë ata në një rrugë gjithnjë e më të rrezikshme” - shtoi Welander.

CNN citon kryeministren italiane Giorgia Meloni që hedh poshtë kritikat. Ajo i tha dhomës së lartë të parlamentit të Italisë se shpresonte që plani të vendosë një rrugë që edhe vendet e tjera duhet ta ndjekin.

“Është një rrugë e re, e guximshme, e paprecedentë, por që pasqyron në mënyrë të përsosur frymën evropiane dhe ka të gjitha kushtet e një plani që do të merret edhe nga kombet e tjera jashtë BE-së”, - tha ajo të hënën.

Më shumë se 1 milion emigrantë kanë arritur në Itali përmes detit nga portet e Afrikës së Veriut që nga viti 2014, sipas statistikave të qeverisë italiane dhe UNHCR-së. Më shumë se 30 500 kanë vdekur ose janë zhdukur në të njëjtën rrugë që nga viti 2014, sipas Organizatës Ndërkombëtare të OKB-së për Migracionin. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Del sondazhi/ Bie pëlqimi për Edi Ramën

Gjatë periudhës 22 Shtator deri në 02 Tetor 2024 Datacentrum dhe Barometri në Euronews Albania ka pyetur ballë për ballë 1000 qytetarë në gjithë Shqipërinë lidh...

21:08

PS kërkon votim elektronik në Tiranë

Partia Socialiste kërkon votim elektronik edhe për Tiranën në zgjedhjet e vitit 2025. PS i ka kthyer përgjigje Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, me këtë të fund...

17:02

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI