Flash

Cameron Diaz zbulon arsyen që e riktheu në industrinë e filmit

Lapsi.al 16 October 2024
Cameron Diaz zbulon arsyen që e riktheu në industrinë e filmit

Cameron Diaz ka zbuluar së fundmi një ndër arsyet që e bindën të rikthehej në aktrim dhe bëhet fjalë për bashkëshortin e saj, Benji Madden.

“Ai është më i miri”, u shpreh aktorja gjatë samitit “Fortune’s Most Powerful Women”.

Diaz do të rikthehet me 2 filma: “Back in Action” dhe “Shrek 5”. Filmi i saj i fundit ishte “Annie” dhe më pas, ajo u përqendrua te familja . Në vitin 2015, Diaz u martua me Madden dhe 4 vite më vonë, erdhi në jetë e bija e tyre, Raddix. Në mars të 2024-ës, çifti njoftoi lindjen e djalit të tyre, Cardinal.

Duke reflektuar për kohën e saj larg, Diaz tha: “Ne ishim në shtëpi për një kohë të gjatë, gjë që ishte e mahnitshme. Por, më duhej të shtyja veten.”

Sipas revistës People, ajo theksoi se Madden e inkurajoi të ndiqte pasionet e saj, duke thënë: “Ti na ke mbështetur për të ndërtuar këtë familje dhe në sipërmarrjet e mia. Tani është momenti që ta lëmë mamin që të bëjë gjënë e vet”, referuar rikthimit të saj në aktrim.

Cameron e përshkroi pauzën e saj si një periudhë të nevojshme për rritjen personale, duke thënë: “Ndjehej si gjëja e duhur për të rifituar jetën time dhe thjesht nuk më interesonte asgjë tjetër. Mendimi i askujt, suksesi i askujt, oferta e askujt, asgjë e askujt nuk mund të më ndryshonte mendjen për vendimin tim për t'u kujdesur për veten dhe për të ndërtuar jetën që vërtet doja të kisha."

 

 

Të këshilluara

Lista e fituesve të BET Hip Hop 2024

Ceremonia e BET Hip Hop Awards u zhvillua më 8 tetor në Drai's Beachclub & Nightclub në Las Vegas, ku artistët u mblodhën për të festuar. Ceremonia u drejtu...

15:33

Adriana Lima rikthehet në Victoria's Secret

Adriana Lima po rikthehet në sfilatën e Victoria's Secret. Në një video të shpërndarë në faqen e Victoria's Secret në Instagram, modelja 43-vjeçare njoftoi s...

18:00

Akuza të reja ndaj Sean "Diddy" Combs

Sean "Diddy" Combs po përballet me më shumë akuza për sulm se*sual dhe përdh*nim. Të hënën, më 14 tetor, avokati me bazë në Hjuston, Tony Buzbee, i cili thot...

15:19

Ndahet nga jeta reperi i njohur, Ka

Reperi Kaseem Ryan ka ndërruar jetë  në moshën 52-vjeçare. Familja e muzikantit  konfirmoi vdekjen e tij të hënën përmes  një deklarate në rrjetet sociale. ...

14:12

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI