Flash

Video / Kosova triumfon ndaj Qipros me 3 gola në fitoren e tretë radhazi

Lapsi.al 15 October 2024
Video / Kosova triumfon ndaj Qipros me 3 gola në fitoren e tretë

Kosova arriti një fitore të thellë 3-0 ndaj Qipros, duke siguruar kështu fitoren e tretë radhazi në Ligën e Kombeve. Në këtë përballje, skuadra e Franko Fodës dominoi plotësisht, duke mbledhur 9 pikë në 4 ndeshje.

Kapiteni Amir Rrahmani zhbllokoi sfidën me një gol të bukur në minutën e 30-të, duke lënë mbrojtjen pas dhe gjetur rrjetën. Pjesa e parë përfundoi me avantazhin 1-0. Ndërkohë në pjesën e dytë, “Dardanët” shënuan edhe dy herë me Blerim Krasniqin dhe Emir Sahitin në minutat 52' dhe 71'. Ky ishte goli i parë për Sahitin me përfaqësuesen, i cili hyri në lojë duke zëvendësuar Zhegrovën në minutën e 67-të.

Në minutën e 88-të, Qipro arriti të shënojë, por goli i Sotiriu u anulua për faull në sulm. Tani, Kosova do të përballet me Rumaninë në transfertë më 15 nëntor.

Video / Liga e Kombeve: Fitorja e dytë radhazi për Kosovën, ndaj Lituanisë vendosin Zhegrova dhe Krasniqi

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI