Flash

Juventus në alarm, 6 lojtarë të dëmtuar: Thiago Motta në ankth për përgjigjet e kontrolleve

Lapsi.al 15 October 2024
Juventus në alarm, 6 lojtarë të dëmtuar: Thiago Motta

Edhe pse mungojnë ende katër ditë nga ndeshja e kampionatit kundër Lazios, sot mund të jetë një ditë vendimtare për Juventus në prag të rikthimit në Serie A. Pesë lojtarë kanë bërë vizitë në J Medical për të vlerësuar gjendjen e tyre dhe për të ndihmuar Thiago Mottën të kuptojë se cilët lojtarë do të jenë në dispozicion përballë Lazios të shtunën mbrëma: Nico Gonzalez, Weston McKennie, Douglas Luiz, Khephren Thuram, Timothy Weah dhe Pierre Kalulu.

Situata më pak shqetësuese është ajo e Pierre Kalulu, Douglas Luiz dhe Khephren Thuram, të cilët kanë qenë të parët që kanë mbërritur në qendrën mjekësore të Juventusit dhe për të cilët duket se janë vetëm kontrolle rutinë. Nuk ka ndonjë shqetësim të madh për disponueshmërinë e tyre për ndeshjen kundër Lazios.

Ndërkohë, Timothy Weah ishte ndalur në stërvitjen e djeshme, por pritet të kthehet në grup gjatë orëve të ardhshme. Për Weston McKennie, janë kryer kontrolle të rëndësishme për të kuptuar shkallën e dëmtimit muskulor që ka pësuar me kombëtaren e Shteteve të Bashkuara.

Në J Medical është edhe Nico Gonzalez, i cili me siguri do të mungojë kundër Lazios, por shpreson të rikthehet kundër Interit. Procesi i rikuperimit do të vlerësohet pas dëmtimit që pësoi kundër Leipzigut.

Situatë e ndryshme është ajo e Teun Koopmeiners, i cili nuk është zyrtarisht i dëmtuar, por duhet të kuptojë nëse “armatura” mbrojtëse do t’i ofrojë siguri në fushë dhe, më e rëndësishmja, nëse dhimbja në brinjë – që pësoi kundër Cagliarit dhe që ende ndihej dje – do të jetë mjaftueshëm e ulët për të thënë po për thirrjen në skuadër.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI