Flash

Vëllai i kreut të Gardës merret në pyetje në SPAK

Lapsi.al 14 October 2024
Vëllai i kreut të Gardës merret në pyetje në SPAK

Biznesmeni Artan Sako, vëllai i ish-drejtorit të Gardës së Republikës Gramoz Sakos, është paraqitur në SPAK këtë të hënë (14 tetor) ku mësohet se ka qëndruar për rreth një orë.

Burime jo zyrtare bëjnë me dije se Sako është pyetur në cilësinë e personit në dijeni, por ende nuk dihet zyrtarisht rreth çështjes për të cilën po heton SPAK.

Artan Sako është lakuar shpesh për aktivitetin e tij, ku në të paktën dy procedime të mëparshme të SPAK, kompania që posedon rezulton se ka marrë pjesë në tendera publik. E para, ka të bëjë me hetimet për ish-kreun e Autoritetit Rrugor Shqiptar Evis Berberin, teksa ky i fundit ra në pranga për korrupsion pasiv dhe pastrim parash.

Emri i Sakos përmendej në procedurat e një tenderi, që iu dha kompanisë të tij të quajtur “2 T” për mirëmbajtje rruge, ku në garë ishte vetëm kompania në fjalë dhe u shpall fituese me ofertën 99% të fondit limit.

Sipas Qendrës Kombëtare të Biznesit, “2T” është në pronësi të Dritan Troksit dhe Artan Sakos. Objekt i tenderit të ARRSH-së ku “2 T” u shpall fituese, kishte “mirëmbajtjen me performancë të akseve kryesore të tre rajoneve”, Qendror dhe Juglindor me një vlerë rreth 50 milionë euro, ndërkohë loti 3, ka një vlerë totale 1.455.726.087 lekë me TVSH, ose rreth 12 milionë euro.

SPAK nuk e konfirmon zyrtarisht që Sako dha deklarime këtë të hënë për këtë çështje. Ndërkohë çështja e dytë ku është lakuar emri i Artan Sakos, ka të bëjë me nënkontraktimin e kompanisë së tij nga kompania koncensionare SaniService pa miratimin e autoritetit kontraktor, Ministrinë e Shëndetësisë, lidhur me tenderin e sterilizimit. Por kjo dosje tashmë ndodhet në gjykatë.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI