Flash

Shqiptari i sulmuar nga politikani britanik replikon me gazetarin e "The Telegraph": Shkruaj prap, nuk më bëhet vonë

Lapsi.al 14 October 2024
Shqiptari i sulmuar nga politikani britanik replikon me gazetarin e "The

Dorian Puka ka marrë vemënendjen e mediave ndërkohëmbëtare në lidhje me sjelljen dhe veprimet e tij në Londër. Në lidhje me shkrimet që janë publikuar për të por edhe reagimet që ka marrë ai mesa duket nuk i interesojnë shumë ndërsa këtë e ka shprehur edhe në një reagim të fundit të tij. Puka e i dënuar dy herë për grabitje shtëpish, i dëbuar dy herë nga shteti ishull, e i rikthyer ilegalisht plot dy herë në thyerje të urdhrit të dëbimit nuk ndalet.

Pasi u tall një ditë më parë përmes një fotomontazhi me politikanin Nigel Farage sikur po ata drekonin bashkë, i riu nga Lezha ka replikuar përmes një statusi në Instagram me editorin e çështjeve të brendshme në "The Telegraph" gazetarin Charles Hymas autorin e shkrimit me titull “Grabitësi shqiptar i dëbuar dy herë nga Anglia udhëton në Londër me Ferrari”.

Në story Puka shprehet se nuk i bëhet vonë se çfarë shkruajnë për të ndërsa ka ironizuar gazetarin duke i thëne se do mendohet të merret me të nesë Hymas bëhet ministër.

“Charles Hymas. A mendon se mua më bëhet vonë se cfarë ti shkruan për mua? Shkruaj prap. Mua nuk më bëhet vonë. Thuaj Nigel Farage të ndalojë së kërkuari intervistë me mua. Ju nuk jeni end në nivelin tim. Mbase kur ti (Charles) të bëhesh minister do të mendohen e të7 të jap një shans. Faleminderit.”

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI