Flash

Komediani i njohur pranon se ka shkuar në festat e Diddy

Lapsi.al 14 October 2024
Komediani i njohur pranon se ka shkuar në festat e Diddy

Komediani Nick Cannon, ka folur S; FUNDMI  për festat famëkeqe të Sean ‘Diddy’ Combs’ në të cilat ka marrë pjesë kur ishte vetëm 16 vjeç.

“Po them të vërtetën. Më kujtohet që qëndroja jashtë duke u përpjekur të futesha në një festë këtu në New York”, u shpreh Nick në një intervistë për “Breakfast Club”, duke shtuar më tej: ”Të gjithë po shkonin. Ishte si videoja e ‘One More Chance’. Ishte gjë e vërtetë”.

Videoklipi i përmendur nga Cannon ishte për një këngë të Notorious BIG, e cila u zhvillua në një festë të mbushur plot në New York.

“Festimet e Bad Boy ishin zyrtarisht në New York në fund të viteve ’90”, shtoi ai duke pretenduar se të gjithë shkonin në festat e tij.

Komentet e Cannon vijnë pasi një avokat me bazë në Teksas që mbikëqyr më shumë se 100 padi për sulme seksuale kundër Combs pretendoi se ka shumë njerëz të profilit të lartë të lidhur me krimet e supozuara.

Akuzat kundër fituesit të Grammy janë ngritur që nga viti i kaluar, kur këngëtarja Cassie,pretendoi se Combs ka abuzuar seksualisht dhe fizikisht.

Një varg padish civile të ngjashme që atëherë kanë pikturuar një pamje të Combs si një burrë i dhunshëm. Dhe në një njoftim bombastik, avokatët thanë se më shumë se 100 njerëz që thonë se Diddy i sulmoi ose i shfrytëzoi ata – disa prej tyre fëmijë – po planifikonin më shumë veprime ligjore./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI