Flash

Refugjatët në Gjadër/ Rama: Nuk na shqetëson ç’ndodh brenda në kamp!

Lapsi.al 13 October 2024
Refugjatët në Gjadër/ Rama: Nuk na shqetëson

Qendrat e pritjes së emigrantëve që do të vijnë nga Italia, në zonën e Lezhës, pritet të jenë funksionale në ditët në vazhdim. Në këtë atmosferë "pritjeje", kryeministri shqiptar Edi Rama në një intervistë për “La Republica” thotë se ndërtimi dhe menaxhimi i qendrave është diçka që nuk ka absolutisht asnjë lidhje me qeverinë shqiptare.

Rama shton se autoritetet shqiptare do të shqetësohen vetëm nëse përfshihen nga Italia. Sipas Ramës, ajo që ndodh brenda nuk e shqetëson, pasi është përgjegjësi e palës italiane.

“Qendrat e emigrantëve në Shqipëri nuk shqetësojnë qeverinë tonë. Do të shqetësohemi vetëm nëse përfshihemi nga Italia dhe kur ka arsye për t’u shqetësuar”, thotë Rama.

Veç kësaj mediat italiane i kanë dedikuar artikuj të shumtë kësaj çështjeje gjatë kësaj jave duke paralajmëruar dhe hapjen e qendrave të pritjes së emigrantëve. Mediat e vendit fqinj shkruajnë se këto të fundit kanë mure rrethuese, kamera përgjatë perimetrit, një pajisje sigurie brenda, ku zbatohet juridiksioni italian dhe forcat e policisë italiane do të garantojnë rendin.

Sipas tyre, do të ketë gjithashtu staf të UNHCR-së për të monitoruar respektimin e të drejtave të refugjatëve. Kërkesat për azil do të shqyrtohen brenda 4 javësh. Gjithashtu shtohet se janë planifikuar lidhje me videokonferencë me gjykatën e Romës për seancat e vlerësimit të paraburgimit.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI