Flash

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëlljnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në brrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar

16:19 Andi Bushati

Orsato: “Nëse një arbitër sheh unazën e tretë të San Siros, e bën në brekë”

Lapsi.al 13 October 2024
Orsato: “Nëse një arbitër sheh unazën e tretë

“Ndëshkimi im i parë në Milano ishte në ndeshjen Milan-Siena dhe lojtari i parë i ndëshkuar ishte Maldini. Më thanë të mos shihja unazën e tretë të San Siros sepse ‘nëse e sheh, e bën mbi vete’. Kishin të drejtë: atë unazë e pashë vetëm në fund të ndeshjes.” Kështu tha Daniele Orsato, duke folur në Festivalin e Sportit në Trento. Më 6 korrik, ai arbitroi ndeshjen Angli-Zvicër, çerekfinalen e Kampionatit Europian, duke mbyllur karrierën e tij: 290 ndeshje në Serie A dhe arbitri më i mirë në botë në vitin 2020. “Kapiteni i Sienës më tha: ‘Sa guxim të vish në Milano dhe të ndëshkosh Maldinin’ – kujtoi Orsato. – Unë iu përgjigja: ‘Nuk është guxim, unë jam arbitër’.”

“Fusha më mungon shumë, më mungojnë shokët e ekipit tim, më mungojnë grumbullimet dhe të qëndroja me kolegët e mi, t’u jepja këshilla, edhe sepse tani kam disa thinja. Gjëja që më mungon më shumë është emërimi, momenti kur zbuloje se ku do të arbitroje” – shtoi Orsato, i cili më pas foli për ëndrrat e tij si fëmijë: “Isha gjithmonë nëpër shtëpi me një kaçavidë për të kuptuar si ndizet drita. Doja të bëhesha elektricist dhe ndonjëherë bëja që të dilte gjithçka jashtë funksionit në shtëpi. U regjistrova në një shkollë, bëra 3 vite dhe më pas gjeta një punë.”

SI NISI ARBITRIMIN

Më pas, një mik e sfidoi të bënte një kurs për arbitër futbolli: “Unë i thashë, po arbitri është një humbës… Por ai më sfidoi duke thënë se mund ta kuptoja vetëm duke arbitruar një ndeshje. Ndeshja e parë që arbitrava ishte më 17 janar 1993, në kategorinë e Esordienti. Shkoja të shihja kategoritë e larta për të parë si arbitrohej. Askush nuk duhet të më kopjojë, më bën të ndihem mirë kur dëgjoj ‘arbitron si Orsato’, por duhet të besojnë tek vetja dhe të gabojnë me kokën e tyre. Fyerja më e madhe është të dëgjosh që të thonë se je i dobët. Asnjë lojtar nuk ma ka thënë kurrë, tifozët, natyrisht po.”

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëlljnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në brrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI