Flash

Video / Liga e Kombeve: Fitorja e dytë radhazi për Kosovën, ndaj Lituanisë vendosin Zhegrova dhe Krasniqi

Lapsi.al 12 October 2024
Video / Liga e Kombeve: Fitorja e dytë radhazi për Kosovën, ndaj

Përfundoi me fitore 1-2 për Kosovën transferta ndaj Lituanisë në takimin e vlefshëm për raundin e tretë në grupet e Ligës së Kombeve.

Kjo është fitorja e dytë radhazi për Kosovën. Ndaj Lituanisë, për Dardanët vendosën golat e Edon Zhegrovës dhe Ermal Krasniqit.

Sfida filloi me ritëm të shpejtë, ku të dyja skuadrat kërkuan të rrezikojnë portën e kundërshtarit.Rastin i parë serioz erdhi për Kosovën në minutën e 11-të. Gjatë zhvillimit të një goditje këndi, topi përfundoi te Rashica, i cili nuk u koordinua si duhet.

Pas disa minutash, miqtë arritën të shënonjë në minutën e 20'. Edon Zhegrova shfrytëzoi një asist të Muslijës për të dërguar topin në rrjetë me një gjuajtje të bukur. Pas këtij goli, Kosova u tërhoq në mbrojtje, duke rrezikuar që të krijonte hapësira për Lituaninë. Lituanezët menduan se barazuan në minutën e 33' me Gineitis, por goli u anulua. Shkak u bë një pozicion i parregullt i konfirmuar nga VAR.

Fitorja u sigurua nga goli i Kransiqit në minutën e 65-të, i cili shënoi golin e tij të parë me përfaqësuesen. Ndërkohë një dalje e gabuar e portierit Saipi i dha mundësinë Lituanisë të ngushtonte rezultatin. Por pavarësisht golit lituanez që erdhi në minutën e 84', takimi u mbyll me fitoren e Kosovës.

Kështu Kosova mori 3 pikë të rëndësishme që e mbajnë në vendin e dytë të grupit të dytë në League C, me 6 pikë. Ndeshja e radhës do të jetë përballë Qipros. Nga ana tjetër Lituania, që qëndron e fundit me 0 pikë, do të ndeshet me Rumaninë.

Video/ Kosova shpërthen pa “rebelët”: Muriqi dygolësh, Dardanët poker Qipros

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëlljnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në brrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI