Flash

Në kërkim ndërkombëtar për evazion fiskal dhe mashtrim, i riu shqiptar arrestohet në Itali

Lapsi.al 12 October 2024
Në kërkim ndërkombëtar për evazion fiskal dhe mashtrim,

Një shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është vënë në pranga nga autoritetet italiane. Mësohet se 30-vjeçari shqiptar është ndaluar në Siderno. Pas sinjalizimeve të marra, personeli i komisariatit të Sidernos arrestoi 30-vjeçarin, i kërkuar me urdhër arresti ndërkombëtar nga Shqipëria.

Pasi u verifikua identiteti i tij, përmes bazave të të dhënave u vu re se për 30-vjeçarin kishte një urdhër arresti ndërkombëtar brenda INTERPOL-it për krimet e evazionit fiskal, vjedhjes, mashtrimit dhe falsifikimit të dokumenteve. Pas përfundimit të procedurave, i kërkuari është vendosur në burgun e Lokrit. Arrestimi u vërtetua në datën 2.10.2024 nga Gjykata e Apelit të Reggio Calabrias e cila njëkohësisht aplikoi masën e paraburgimit në burg për të lejuar autoritetet shqiptare të nisnin procedurat e nevojshme për ekstradimin.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI