Flash

Beleri kërkon pafajësinë në Gjykatën e Lartë

Lapsi.al 12 October 2024
Beleri kërkon pafajësinë në Gjykatën e Lartë

Eurodeputeti Fredi Bejleri kërkon shfuqizimin e vendimit të Gjykatë së Apelit që e dënoi me dy vite burgim për shitblerje votash.

Sipas gazetares Anila Hoxha, ish kryebashkiaku i Himarës ka bërë një rekurs në Gjykatën e Lartë ku kërkon përmbysjen e vendimit që është marrë nga Apeli. Në një prononcim për gazetaren Hoxha, avokatja e Bejlerit Klodiana Gjyzari, ka dhënë detaje mbi rekursin që i kanë drejtuar Gjykatës së Lartë.

“Së pari tabulatet e dëshmitarit e tregojnë që nga data 8 maj deri në 12 maj, nuk ka qenë asnjëherë në Vlorë që të jepte deklarime apo të firmoste marrëveshjen për kryerjen e veprimeve të simuluara në prokurorinë Vlorë. Këto tabulate prokuroria e posaçme nuk na i dha, i morëm në gjykatë para konkluzioneve përfundimtare“, ka thënë avokatja Klodiana Gjyzari.

Kujtojmë që Fredi Bejleri është arrestuar në maj të 2023, dy ditë përpara zgjedhjeve lokale, pasi u akuzua për shitblerje votash. Bejleri qëndroi në qeli një vit pasi u lirua dy muaj përpara përfundimit të dënimit për t’u betuar si eurodeputet në Parlamentin Europian./TCh

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI