Flash

Skandal në Çeki/ Tifozët vendas i vendosën kryq flamurit shqiptar

Lapsi.al 11 October 2024
Skandal në Çeki/ Tifozët vendas i vendosën kryq flamurit

Një incident i pakëndshëm ndodhi në stadiumin “Epet Arena” ku u luajt ndeshja mes Çekisë dhe Shqipërisë. Tifozët vendas kanë shpalosur flamurin serb në hartën e Kosovës dhe kanë përdhosur 3 flamuj kuqezi. Ata i kishin vendosur flamurit tonë një kryq dhe më pas e kanë shpalosur kokëposhtë.

Flamujt u nxorën në fund të pjesës së parë nga disa prej tifozëve. Ata u larguan gjatë pushimit me ndërhyrjen e delegatëve të UEFA-s. Pritet që për këtë gjest Federata çeke e Futbollit të ketë penalizime.

Incidentet nuk munguan as përpara ndeshjes. Gjatë marshimit për në stadium, tifozët shqiptarë janë përballur me një situatë provokuese nga tifozët vendas.

Disa tifozë çekë filluan me thirrjet: “Kosova është Serbi”. Në drejtim të tyre janë hedhur sende të forta. Kjo ka shkaktuar një përplasje mes dy grupeve të tifozëve. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI