Flash

Pamjet e frikshme/ Uragani Milton mori formën e kafkës para se të godiste Floridën

Lapsi.al 11 October 2024
Pamjet e frikshme/ Uragani Milton mori formën e kafkës para se të
Një imazh satelitor me një pamje rrëqethëse të uraganit Milton tregon stuhinë që ka marrë formën e një kafke përpara se të mbërrinte në Florida të mërkurën. Stu Ostro, meteorolog në Weather Channel, shpërndau foton e frikshme në X që sipas tij përsëriti atë të uraganit Matthew në 2016. Milton dukej se po shikonte mbrapa, me një buzëqeshje të frikshme teksa po shkonte drejt Floridës. Imazhi u krijua vetëm pak çaste përpara se Milton të godiste bregun duke shkaktuar përmbytje dhe erëra shkatërruese. Një përdorues tjetër X, Storm Chaser Rob nga Alabama shpërndau një video të radarit satelitor teksa Milton u shndërrua në formën e keqe.  “Ne kemi një kafkë. Kjo është një pamje shqetësuese. Kjo më futi të dridhura në shtyllën kurrizore. Për uraganin Milton do të flitet për një kohë të gjatë”, - ka shkruar ai. Ekspertët e kanë përshkruar uraganin Milton si një stuhi “përbindësh” që e bën këtë imazh satelitor edhe më të sikletshëm. Milton arriti në tokë pranë Sarasota, Florida rreth orës 20:30 të së mërkurës.  Stuhia e kategorisë 3 goditi 150 tornado me erëra mbi 100 km në orë. Më shumë se 3 milionë banorë të Floridës janë ende pa energji si pasojë e Miltonit. Ostro nxori edhe një foto tjetër duke treguar se edhe Uragani Matthew kishte formuar një model të ngjashëm kafke. Matthew ishte gjithashtu një stuhi shkatërruese. Ai u përplas në Haiti si një stuhi e kategorisë 4 në vitin 2016, duke shkaktuar përmbytje të mëdha, rrëshqitje dheu dhe dëmtime në infrastrukturë që vranë mbi 500 njerëz dhe shpërngulën dhjetëra mijëra të tjerë. Panorama e plotë e dëmeve të Miltonit është ende e paqartë, por raportet dhe fotot tregojnë shkatërrime të mëdha. Që nga ora 11:45 e mëngjesit të së enjtes, 9 persona janë konfirmuar të vdekur vetëm në Florida. Stuhia u zhvendos në det të hapur mëngjesin e së enjtes, por rreziku nuk ka mbaruar ende. Milton ende mund të godasë pjesë të bregut të Gjirit të Floridës. ©LAPSI.al [caption id="" align="alignnone" width="634"]Ostro included another picture in the post, showing Hurricane Matthew had formed a similar skull-like pattern in 2016 Uragani Matthew[/caption]

Të këshilluara

Dy marrëveshjet që Rama firmosi me Orban

Dy marrëveshje në fushën e bujqësisë dhe administratën publike janë firmosur këtë të premte nga qeveria shqiptare dhe ajo hungareze. Kryeministri Edi Rama, n...

18:16

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI