Flash

Mbappé, tjetër skandal: në diskotekë në Stokholm ndërsa Franca ishte né fushë kundër Izraelit

Lapsi.al 11 October 2024
Mbappé, tjetër skandal: në diskotekë në Stokholm

Kylian Mbappé me siguri ka kaluar momente më të lumtura dhe më të qeta gjatë karrierës së tij të re. Në Francë ai gjithmonë është një figurë e vëzhguar nga afër dhe ajo që ndodhi mbrëmë shkaktoi një tjetër polemikë për sulmuesin e “Bleus” dhe të Real Madridit.

Siç është e njohur, trajneri Didier Deschamps u detyrua të bëjë pa Kylian për dy ndeshjet e Nations League (fitorja kundër Izraelit mbrëmë dhe sfida e ardhshme kundër Belgjikës), dhe në Francë tashmë kishin nisur pakënaqësitë e para. Po, sepse Mbappé ishte i padisponueshëm për shkak të një dëmtimi të pësuar në La Liga kundër Alavesit, dhe rikuperimi i tij nuk dukej fillimisht se do të ishte i shpejtë: flitej për javë të tëra. Për fat të keq, nga momenti i daljes nga fusha deri te rikthimi i tij në listën e të thirrurve kaluan vetëm tetë ditë: Mbappé luan në Champions League kundër Lille dhe është titullar kundër Villareal në kampionat. Kështu shpërthen stuhia e parë.

Më pas arrijmë te mbrëmja e së enjtes, më 10 tetor: Franca përballet me Izraelin në një fushë neutrale në Budapest, ku fiton me rezultatin e thellë 4-1, por në të njëjtën kohë Mbappé shihet në Stokholm, Suedi. Sipas mediave suedeze, lojtari i lindur në vitin 1998 ishte në shoqërinë e miqve të tij më të ngushtë, me të cilët darkoi në restorantin “Chez Jolie”, për t’u nisur më pas drejt një klubi nate të quajtur “V” me një furgon me xhama të zinj. Kylian u përpoq të mos binte në sy, duke mbajtur maskë dhe një kapele të zezë, por disa kalimtarë e njohën dhe e fotografuan: mjaftuan pak çaste dhe fotot u përhapën në internet.

NË KOMBËTARE GJITHNJË MES POLEMIKAVE

Marrëdhënia mes Mbappé dhe Francës po bëhet gjithnjë e më problematike dhe shumë njerëz fillojnë të mendojnë se ish-lojtari i Paris Saint-Germain preferon Real Madridin ndaj kombëtares së tij. Deschamps, para sfidës kundër Izraelit, foli për këtë në kanalin zyrtar të Federatës Franceze në YouTube: “Sigurisht, për mua gjëja më e rëndësishme është interesi i lojtarit. E di shumë mirë që ai nuk ka për qëllim të veprojë kundër klubit të tij. Nuk dëshiron as të luajë për kombëtaren e tij. Por në një pikë të caktuar, pasi të kemi diskutuar, duhet të sigurohemi që të vendosim interesat e lojtarit të parat, pa e vendosur atë në vështirësi.”

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI