Flash

Hysaj: "Çekia e përgatiti ndeshjen siç do ta bënte me Spanjën, por gjithçka është e hapur"

Lapsi.al 11 October 2024
Hysaj: "Çekia e përgatiti ndeshjen siç do ta bënte

Kapiteni i Kombëtares, Elseid Hysaj, komentoi humbjen 2-0 që kuqezinjtë pësuan në Pragë përballë Çekisë. Pas sfidës, mbrojtësi nga Shkodra shprehu:

“E dinim që ishin më të motivuar se ne, dhe e vërtetuan këtë në fushë me presionin që ushtruan. Çekët janë të fortë në goditjet standarde, dhe aty erdhën golat, përmes krosesh dhe situatash të thjeshta. Duhet të analizojmë gabimet tona dhe t’i shmangim ato në të ardhmen. Patëm mundësinë tonë për ta barazuar apo për ta fituar ndeshjen, por pastaj pësuam golin e dytë që na ndaloi. Ndeshja ndaj Gjeorgjisë është shumë e rëndësishme dhe gjithçka është ende e hapur. Duhet të besojmë më shumë te vetja. Çekia e përgatiti ndeshjen me intensitet, siç do ta bënte me Spanjën. Ata fituan gjithmonë topat e dytë, dhe kjo ishte një nga arsyet që e kishin lojën në dorë. Duhet të pozicionoheshim më mirë në ato situata. Nuk mendoj se kemi rënë, pasi me Ukrainën dhe Gjeorgjinë luajtëm mirë, kjo ishte një lojë e dobët. Gjeorgjia shënoi një supergol, prandaj duhet të kemi besim dhe të mos e humbasim qëndrimin në momentet e vështira. Të mbajmë kokën lartë dhe të vazhdojmë me nivelin që kemi pasur gjatë gjithë këtyre viteve, sepse nëse biem poshtë, do të jetë shumë e vështirë të rikuperohemi,” tha Hysaj për “TV KLAN”.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI