Flash

“Arrestoje, por mos e qëllo në kokë” Prindërit e protestuesve denoncojnë dhunën policore

Prindërit e studentëve të ndaluar gjatë protestave në Tiranë denoncojnë dhunën policore dhe arrestimet që i konsiderojnë të padrejta. Mes ankthit për fatin e fëmijëve dhe zhgënjimit nga institucionet, ata rrëfejnë vështirësitë ekonomike, mungesën e perspektivës dhe frikën se të rinjtë që dolën në rrugë për të kërkuar një të ardhme më të mirë në Shqipëri, do të përfundojnë duke u larguar prej saj.

12:47

"Sulltani" inaguron Xhaminë e Namazgjasë: Më e madhja në Ballkan!

Lapsi.al 10 October 2024
"Sulltani" inaguron Xhaminë e Namazgjasë: Më e madhja

Presidenti Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka inauguruar Xhaminë e Namazgjasë në Tiranë, duke theksuar se ajo është më e madhja në Ballkan.

Erdoğan u shpreh se xhamia, e cila do t’i shërbejë myslimanëve në kryeqytet, do të jetë simbol i vëllazërisë Shqipëri-Turqi.

“Në emrin e Allahut, i nderuar kryeministër i Shqipërisë, miku im i çmuar, të dashur motra dhe vëllezërit e mi shqiptarë. Të nderuar të ftuar dhe ju miq, më lejoni t’iu falenderoj miqësisht.

Jam veçanërisht shumë entuziast dhe i lumtur së bashku me ju. Dua të falenderoj gjithsecilin nga ju për këtë emocion që më dhuruat.

Personalisht jam shumë me fat që ndodhem në këtë ambient shumë të shenjtë dhe për këtë arsye i lutem Allahut, që xhamia e Namazgjasë, e cila është më e madhja në Ballkan, të sjellë dobi për të gjithë myslimanët në Ballkan.

Dëshiroj të shpreh mirënjohjen veçanërisht për mikun tim, kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, i cili ndikoi gjatë gjithë këtij procesi ndërtimi. Dua të falenderoj të gjithë shqiptarët që kanë kontribuar sado pak në realizimin e kësaj vepre kaq madhështore.

Më e madhja në Ballkan, e cila do të zërë vendin e saj në kujtimet tona që i kanë rrënjët e thella, duke kaluar edhe 6 shekuj.

Xhaminë e madhe të Namazgjasë e kemi projektuar si një strukturë që transmeton vlerat nga tradita tek e ardhmja e deri tek teknologjia më e re që është përdorur gjatë ndërtimit. Arkitektura osmane që dominon në Ballkan.

Kjo xhami, e cila është ndërtuar mbi 10 mijë metra katrorë, do t’i shërbejë 10 mijë besimtarëve myslimanë që falin Namazin. Xhamia nuk është vetëm si një objekt kulti, por është menduar akoma më e gjerë, multifunksionale, duke i shërbyer myslimanëve. Xhamia ka salla konferencash, bibliotekë.

Ne synojmë të pasqyrojmë trashëgimin e pasur të Shqipërisë me muzeun që ndodhet brenda xhamisë. Dua të shprehem këtu se xhamia e Namazgjasë do të jetë simboli i miqësisë dhe vëllazërisë mes nesh”, u shpreh Erdogan.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI