Flash

“Një shtet pa brekë”/ Lubonja: Drejtuesit e KMSH, të tredhur nga Rama dhe Erdogani

Lapsi.al 10 October 2024
“Një shtet pa brekë”/ Lubonja: Drejtuesit e KMSH, të

Shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja thotë se mënyra se si flasin drejtuesit e Komunitetit Mysliman Shqiptar tregon se janë të tredhur nga pushteti i Edi Ramës dhe Erdoganit. Ne studion e emisionit “Open” në News 24, Lubonja tha se politika ka hyrë në autonominë e komuniteteve fetare.

“Duhet parë çfarë autonomie kanë këto komunitete, myslimanët apo katolikët, apo shteti po i përdor këto si leva për interesat e veta politike. Është më i fortë pushteti politik mbi këta. Mënyra si flet zotëria (Taulant Bici, nënkryetar i KMSH-së) tregon se është i tredhur nga pushteti i Ramës dhe Erdoganit.

Kjo tregon se nuk ka autonomi një komunitet kaq i rëndësishëm. Ky është thelbi. Kjo tregon mungesën e autonomisë nën një regjim siç është ndërtuar ky. Po vendos Edi Rama dhe Erdogani për komunitetin mysliman shqiptar.

Çështja gylenist dhe erdoganist tregon se Komuniteti ynë është i dobët. Nuk është puna që janë këta diktatorë apo janë këta autoritarë, por tregon se sa i dobët është Komuniteti.

Një komunitet, që doli nga komunizmi dhe që ishte i paformuar, por gjithsesi me gjithë këto kulla milionëshe, kjo xhamia ka kushtuar 40 milionë euro mesa di unë. Si ka mundësi që ky komunitet nuk gjen dot me gjithë këto besimtarë fondin për ta ndërtuar vetë këtë xhami.

Kemi një president që sot shkoi i kërkoi zyra Erdos. A është shtet ky? Ky është thelbi i bisedës. A jemi në një shtet që ka dinjitet, ku kanë dinjitet njerëzit e vendit të tij dhe kanë liderë që punojnë për ta apo jemi në një vasalitet, madje multivasalitet.

Nuk është vasalitet vetëm nga erdogani sepse kemi edhe këtej nga amerikanët, këtej nga italianët... një shtet pa brekë. Unë them se kjo është çështja. Çfarë shteti kemi dhe çfarë komunitetesh fetare kemi.

Kemi premtuar që do të ndërtojmë demokraci, por nuk kemi autonomi gjëkundi. Dalin aty dy politikanë që nuk duhet të ishin fare pasi kjo xhami duhet të ishte ndërtuar nga shqiptarët”, - tha Lubonja. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident në Vlorë, një i plagosur

Një aksident ka ndodhur në bulevardin 'Ismail Qemali' në Vlorë ku një automjet ka aksidentuar një kalimtar. I lënduari po lëvizte me biçikletë dhe mësohet se në...

19:45

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI