Flash

Wanda ndryshon emër: për 300 milionë euro stadiumi i Atletico Madrid bëhet… arab

Lapsi.al 9 October 2024
Wanda ndryshon emër: për 300 milionë euro stadiumi i Atletico
Wanda Metropolitano në Madrid është një nga stadiumet më të nxehta në Evropë. Në çdo ndeshje të Atletico Madrid në shtëpi, 70,000 tifozë Colchoneros mblidhen në stadium për të mbështetur ekipin e Cholo Simeone. Por tani impianti do të ketë një tjetër emër.

METROPOLITANO I MADRID NDRYSHON EMËR

Që nga viti 2016, Civitas Metropolitano në Madrid quhet Wanda Metropolitano, si kompania kineze që paguante 10 milionë çdo vit për të siguruar emrin e stadiumit të tretë më të madh në Spanjë pas Bernabeut dhe Camp Nou. Lexo më tej: Video/ Frikë në Wanda Metropolitana, një burrë që ecën mbi tarracë duket sikur hidhet Nga ndeshja e radhës në shtëpi, më 20 tetor kundër Leganes, nis një epokë e re, ajo e Riyadh Air Metropolitano. Linja ajrore saudite në fakt ka përfunduar negociatat për të emëruar stadiumin dhe për t'u bërë sponsor i Atletico. Marrëveshja është në fuqi deri në vitin 2033 dhe do t'i sjellë klubit 300 milionë.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI