Flash

Tuci prezantohet në stërvitje: Sylvinho qetësohet, Asllani lë pas problemet muskulore

Lapsi.al 9 October 2024
Tuci prezantohet në stërvitje: Sylvinho qetësohet, Asllani
Me sulmin plot probleme nuk ishte rasti për t'i shtuar dozat e dramacitetit vigjiljes së teknikut Sylvinho të transfertave të Çekisë dhe Gjeorgjisë. Kristjan Asllani rikuperon dëmtimin muskulor dhe është stërvitur me intensitet të plotë me grupin. Në seancën e së mërkurës është prezantuar edhe sulmuesi Indrit Tuci, i thirrur në çështje për të zëvendësuar Myrto Uzunin, të dmëtuar. Kombëtarja shqiptare ka vijuar me përgatitjet për dy ndeshjet e tetorit ndaj Çekisë dhe Gjeorgjisë, të vlefshme për UEFA Nations League. Skuadra zbriti sot në fushë në orën 11:00 dhe grupi u stërvit i plotë. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se Kristjan Asllani ka lënë pas problemet muskulore dhe është stërvitur normalisht me pjesën tjetër të skuadrës. Ndërsa gjatë stërvitjes ekipit iu bashkua edhe sulmuesi Indrit Tuci. Sulmuesi i Sparta Pragë do ta ketë një ndeshje domethënëse atë kundër Çekisë në Epet Arena dhe mezi pret t'i jepet mundësia. Si zakonisht, seanca stërvitore nisi me punën në palestër dhe më pas kuqezinjtë zbritën në fushë për të bërë fillimisht përgatitje atletike. Më pas, trajneri Silvinjo dhe stafi teknik punuan edhe taktikisht me skuadrën. Seanca stërvitore zgjati reth 1 orë e 30 minuta. Kombëtarja do të mbyllë nesër në “Shtëpinë e Futbollit” përgatitjet për ndeshjen ndaj Çekisë. Seanca stërvitore është programuar të nisë në orën 10:00 dhe më pas kuqezinjtë do të udhëtojnë drejt Pragës.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI