Flash

PO NDODH TANI/ Shikoni si uragani Milton po godet Floridën (PAMJET LIVE)

Lapsi.al 9 October 2024
PO NDODH TANI/ Shikoni si uragani Milton po godet Floridën (PAMJET LIVE)

Uragani Milton po godet në këto momente bregun e Gjirit të Floridës në SHBA duke shkaktuar tornado me shi dhe erë. Pas disa orësh ai pritet të mbërrijë në tokë pranë Gjirit Tampa, ku mund të sjellë me vete një valë kërcënuese për jetëtë e njerëzve.

Miliona njerëz në një shtrirje prej më shumë se 483 km të vijës bregdetare kanë marrë urdhrin për t’u evakuuar. Ngjarja vjen vetëm 2 javë pasi uragani Helene shkatërroi një pjesë të madhe të kësaj zone. Stuhia pritet të sjellë dallgë nga 10 deri në 15 metra të larta. Erërat janë me një shpejtësi të lartë deri në 233 km/h.

Stuhia u dobësua pak të mërkurën në mëngjes, por mbeti në kategorinë 4, niveli i dytë më i lartë. Shërbimi Kombëtar Amerikan i Motit konfirmoi se të paktën 5 tornado kanë goditur në Florida të Jugut gjatë pasdites. Shumica e rrugëve janë mbyllur duke bllokuar këdo që vendosi me vonesë të largohej.

Presidenti Joe Biden dhe zëvendëspresidentja Kamala Harris u kërkuan banorëve të ndiqnin rekomandimet e zyrtarëve lokalë për sigurinë e tyre. Milton është stuhia e tretë me intensifikimin më të shpejtë në histori në Atlantik, duke u rritur nga kategoria 1 në kategorinë 5 në më pak se 24 orë. ©Reuters, LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI