Flash

“Arrestoje, por mos e qëllo në kokë” Prindërit e protestuesve denoncojnë dhunën policore

Prindërit e studentëve të ndaluar gjatë protestave në Tiranë denoncojnë dhunën policore dhe arrestimet që i konsiderojnë të padrejta. Mes ankthit për fatin e fëmijëve dhe zhgënjimit nga institucionet, ata rrëfejnë vështirësitë ekonomike, mungesën e perspektivës dhe frikën se të rinjtë që dolën në rrugë për të kërkuar një të ardhme më të mirë në Shqipëri, do të përfundojnë duke u larguar prej saj.

12:47

Misteri i stilolapsit në dosjen "Babale", Xhafaj: Nëse do të ishte regjistruesi, do të dilte qartazi mashtrimi publik

Lapsi.al 9 October 2024
Misteri i stilolapsit në dosjen "Babale", Xhafaj: Nëse do

Deputeti i Partisë Socialiste, Fatmir Xhafaj ka folur sot për çështjen "Babalja". I ftuar në emisionin "Opinion", Xhafaj tha se si episod të parë ka qenë i interesuar grupi politik i PD për ta goditur atë politikisht dhe se është e sajuae e gjithë kjo duke e ngritur mbi një mashtrues. Ai shtoi se në të dytin, 'Babalja' ka implikuar një tjetër person, ndërsa i treti është regjistrimi që sot nuk gjendet. Xhafaj shprehet se ky regjistrim që nuk disponohet as nga prokuroria do të ekspozonte mashtrimin publik.

DISKUTIMI NË STUDIO:

Fatmir Xhafa: Episodi i tretë është regjistrimi me një stilolaps që iu dha Babales dhe që ka bërë zërin Alizotin.

Blendi Fevziu: Po, kjo është e njohur, tani…

Fatmir Xhafa: Kjo është e njohur dhe kjo është servirur nga Partia Demokratike. Sot e kësaj dite askush nuk e di ku është stilolapsi.

Blendi Fevziu: As prokuroria s’e ka?

Fatmir Xhafa: As prokuroria s’e ka. Nëse kjo partia Demorkatike, nëse ky personi që do të luftonte grupet kriminale, krimin, ministrin e Brendshëm të lidhur me to, etj, pse e fshehu mjetin e regjistrimit?

Blendi Fevziu: Këtë s’di ta them por unë do të bëj një pyetje tjetër.

Fatmir Xhafa: Ta them unë se enuk ke sesi ta thuash. Ta them unë. Nëse do të ishte mjeti i regjistrimit, do të dilte qartazi i gjithë ky mashtrim publik i ndërtuar nga disa ordinerë të zakonshëm siç ishte Babalja dhe Alizoti të bashkuar me disa mashtrues politikë.

Të këshilluara

Anulohet seanca e Kuvendit e së enjtes

Para pak çastesh, zyra e shtypit e Kuvendit njoftoi se “seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë, e planifikuar për ditën e enjte, datë 10 tetor, është anuluar d...

22:07

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI