Flash

“Arrestoje, por mos e qëllo në kokë” Prindërit e protestuesve denoncojnë dhunën policore

Prindërit e studentëve të ndaluar gjatë protestave në Tiranë denoncojnë dhunën policore dhe arrestimet që i konsiderojnë të padrejta. Mes ankthit për fatin e fëmijëve dhe zhgënjimit nga institucionet, ata rrëfejnë vështirësitë ekonomike, mungesën e perspektivës dhe frikën se të rinjtë që dolën në rrugë për të kërkuar një të ardhme më të mirë në Shqipëri, do të përfundojnë duke u larguar prej saj.

12:47

CNN Turk: Xhamia e Namazgjasë do të drejtohet nga një imam turk

Lapsi.al 9 October 2024
CNN Turk: Xhamia e Namazgjasë do të drejtohet nga një imam turk

Kush do ta drejtojë xhaminë e Namazgjasë? Është kjo pyetja që ditët e fundit ka marrë vëmendje pas lajmit për hapjen e shumëpritur të saj të enjten. Komiteti Mysliman Shqiptar thotë se xhamia do të drejtohet nga një fondacion që do të ketë një bord drejtues në krye të të cilit do të jetë myftiu i Tiranës, Gazment Teqja.

“Komuniteti Mysliman i Shqipërisë do të përfaqësohet nga Myftiu i Tiranës, z. Gazment Teqja, i cili do të jetë gjithashtu edhe kreu i bordit të fondacionit të përbashkët, mes KMSH dhe palës tjetër, që do të administrojë Xhaminë e Namazgjasë më tej” – thuhet në njoftimin e KMSH.

Një tjetër variant jep CNN Turk, një nga mediat më të mëdha në Turqi sipas të cilit drejtimin do ta marrë imami Enes Baştür.

“Presidenti Erdogan do të vizitojë Shqipërinë më 10 tetor. Presidenti Erdogan do të marrë pjesë në hapjen e Xhamisë së Namazgjasë, ndërtimi i së cilës ka përfunduar në Tiranë, kryeqyteti i Shqipërisë. Enes Baştür, i pari i Turqisë në recitimin e ezanit në vitin 2024, u emërua si imam i xhamisë së Namazgjasë, e cila do të vihet në shërbim me një hapje madhështore” – citon CNN Turk. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: VOA: Debate në Tiranë, kush do ta drejtojë xhaminë e Namazgjasë

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI