Flash

"Ik q*u, idiot!": tenisti amerikan Tiafoe tërbohet me arbitrin dhe rrezikon skualifikimin

Lapsi.al 8 October 2024
"Ik q*u, idiot!": tenisti amerikan Tiafoe tërbohet me arbitrin
Frances Tiafoe humbi ndeshjen dhe mendjen në Masters 1000 në Shangai. Në fund të ndeshjes së raundit të tretë kundër rusit Safiullin, tenisti amerikan u vërsul ashpër dhe në mënyrë plateale kundër arbitrit, Jimmy Pinoargote. "Ik q*u, Ik q*u, mik. Seriozisht, ik q*u, idiot i ka*it - shpërtheu tenisti pasi përshëndeti kundërshtarin e tij në rrjetë -. E prishe ndeshjen! Bëje punën tënde të qi*ë! Kam tre orë që luftoj dhe vrapoj për jetën time!" Fjalë shumë të rënda për të cilat Tiafoe do të duhet të japë llogari: një gjobë shumë e lartë është e sigurt dhe mund të ketë edhe një periudhë skualifikimi. Lexo më tej: Andy Murray lajmëron tërheqjen e tij nga bota e tenisit: "Olimpiada turneu im i fundit" Por çfarë e bëri Tiafoe të humbiste kështu mendjen? Një shkelje e kohës e thirrur nga arbitri në fazat e nxehta të ndeshjes, me rezultatin 5-5 në tie break të setit të tretë dhe vendimtar. Tiafoe kishte marrë tashmë një paralajmërim dhe për këtë arsye humbi shërbimin e tij të parë sepse, sipas arbitrit, koha në dispozicion për të shërbyer kishte skaduar. Thirrja erdhi edhe pse Tiafoe e kishte hedhur topin në ajër, por sipas arbitrit nuk ishte një hedhje e gabuar por humbje kohe.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI