Flash

Fact Check/ A e pengoi protesta nënën që lindi në makinë

Lapsi.al 8 October 2024
Fact Check/ A e pengoi protesta nënën që lindi në

Ethet e propagandës qeveritare nuk lanë gur pa lëvizur për të diskredituar protestën e opozitës në 7 tetor, sikur ajo ishte kundër interesit të qytetarëve. Ndonjë sharlatan publikoi anketa të mosmiratimit të saj nga banorët e Tiranës, rilindja rinxori në skenë bibën e saj më të shquar, Helenën, që më shumë i ngjan një fëmije të abuzuar, për të thënë me video se manifestimi i PD po pengon turistët (Mos e humb ketu poshte).

LEXO ME TEJ:

Shfaqet Helena e Ramës: Protesta pengoi turistët të iknin në Rinas, unë nuk mora dot autobusin (VIDEO)

Por kulmi u arrit me publikimin e lajmit se një nënë 25 vjeçare kishte rrezikuar të humbiste fëmijën dhe lindi në makinë, ngaqë rrugët ishin bllokuar nga mosbindja civile e PD. Po ta shohësh me kujdes kjo ngjarje u pasqyrua me të njëjtin titull, me të njëjtin tekst dhe të njëjtën video në të gjithë mediat e regjimit, fiks sikur kishte prodhuar dhe shpërndarë nga e njëjta dorë. 

Më pas fjalën e mori edhe vetë ministrja e shëndetësisë Albana Koçiu e cila fajësoi protestën e opozitës.

  

Të njëjtit fyell i ra edhe kllouni Erion Veliaj në një takim, fare pa vend me blegtorët e kryeqytetit. Urdhëri i'u dha dhe mediave dhe drejtuesve të shëndetësisë të rakoordonin intervista ku të njollosej protesta e opozitës që desh i mori jetën një fëmije. Emblematike është intervista e Report TV me drejtoreshën e maternitetit Eljona Demaliaj. Ajo del e urdhëruar dhe si e zënë në faj për të folur për shëndetin e nënës dhe foshnjes (shiko këtu). Nuk thotë asgjë as për protestën, as për shkakun e mbërritjes me vonesë të nënës. Por propagandës i duhen këto dy elementë dhe titulli sërish prodhohet për fajësimin e opozitës.

Pamjet e protestës/ Paralizohet Tirana për disa orë, selia e PS në flakë

Por historia nuk përfundon këtu. Në vijim të propogandës shumë gazetarë shkojnë të intervistojnë nënën lehonë që rrefuzon të përgjigjet. Mes tyre shkon edhe një reportere e Syri TV e cila raporton një version krejt tjetër të ngjarjes. Ajo pretendon se nëna ka rrëfyer jashtë kamerave, se ndërsa kishte ndjerë shenjat e para të lindjes ka telefonuar Urgjencën Kombëtare, që ti dërgonin autoambulancë për ti ardhur në ndihmë, por ndihma i është refuzuar.  Zgjidhja e operatorit telefonik të Urgjencës Kombëtare ishte që e reja të ikte me makinën e saj në spital, pasi do të shkonte më shpejt, duke parashikuar që rrugët kishin trafik të rënduar për shkak se kishte.

Pra në këtë version nuk ka qenë PD, por urgjenca kombëtare që ka kryer një krim duke refuzuar ti japë ndihmë një nëne, gati për të lindur. Natyrisht, versioni i Syrit nuk është konfirmuar nga vetë protagonistja e ngjarjes që nuk ka dashur të flasë para kamerave. Por ama ajo i ka refuzuar edhe kërkesat për intervista dhe për takim me ministren Albana Koçiu që donin ta shfrytëzonin rstin e saj për propagandë. Sipas Syri TV ajo ka thënë: “Më kanë kërkuar që në mëngjes që të të flas për mediat, por i kam refuzuar për shkak se në momentin që unë kisha nevojë për ndihmë as ambulanca por as policia nuk ishin aty e nuk më dhanë ndihmë”.

Andi Busati: Protesta, vështirësia e afirmimit përmes forcës

Atëhere si është e vërteta? Faktet janë diametralisht kontradiktore për të arritur në një përfundim të drejtë. Por ajo që dihet me siguri është se makineria e shplarjes së trurit të rilindjes e filmoi, e pompoi dhe e shpërndau këtë fabul për të goditur protestën e opozitës. Dhe pengimi i një nënë për të lindur i shkonte për mrekulli për shtat asaj që propogandonte biba e vogël Helenë.

©Lapsi.al   

 

 

 

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI