Flash

Lubonja: Protesta e drejtë, por Rama nuk pranon nje qeveri teknike pa barazpeshë forcash

Lapsi.al 7 October 2024
Lubonja: Protesta e drejtë, por Rama nuk pranon nje qeveri teknike pa

Shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja, i ftuar në emisionin "Open" në News 24 ka komentuar protestën e sotme të opozitës. Lubonja theksoi se protesta e sotme ishte e drejtë. Sipas tij, kryeministri Edi Rama nuk lëshon qeveri teknike pa pasur barazpeshë në forcë.

"Kishte molotov dhe gaz lotsjellës në protestë. Gazi lotsjellës ishte më i fortë dhe molotovi ishte më i dobët. Unë nuk është se çuditem shumë nga këto skena. Në Itali kishte protesta për Palestinën në Romë. Problemi është që a ka vazhdimësi kjo protestë apo jo. Aksioni sot ka vlerën e vet.

Nuk ka masë të revoltuar në Shqipëri, shqiptarët janë revoltuar vetëm më 1997 kur iu morën paratë. Protesta është e drejtë. Të sulmohen institucionet është e drejtë, se nuk punojnë për njerëzit. Rama nuk lëshon qeveri teknike pa arritur barazpeshë force. Unë mendoj se me kapjen e pushtetit në të tilla nivele është e vështirë të arrihet qeveria teknike" - tha Lubonja. /BW

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI