Flash

Alisson, dëmtimi mund të jetë shumë i rëndë: Liverpool në ankth, luajti me portierin e tretë

Lapsi.al 6 October 2024
Alisson, dëmtimi mund të jetë shumë i rëndë:
Fitore shumë e rëndësishme për Liverpool që pushtoi Selhurst Park dhe mposhti Crystal Palace 1-0 falë golit në minutat e para të Diogo Jota. Sukses themelor për skuadrën e Arne Slot, festë e madhe por edhe frikë për shkak të dëmtimit të portierit Alisson Becker. Portieri i Reds doli i dëmtuar dhjetë minuta nga fundi i ndeshjes për shkak të një problemi në tendinë: braziliani mund të qendrojë jashtë për një kohë të gjatë.

ALISSON, DIAGNOZA E PARË PAS DËMTIMIT

Problemi i ish-portierit të Romës mund të jetë më serioz sesa pritej. Alisson u largua nga fusha në minutën e 79' duke i lënë vend portierit të tretë Jaros (i dyti Kelleher ishte i sëmurë). Sipas asaj që raportojnë mediat angleze, nuk bëhet fjalë për një problem muskulor, por për një dëmtim të tendinës së gjurit të djathtë. Braziliani tashmë ka kapërcyer dëmtime të ngjashme edhe në të kaluarën dhe është rikthyer në fushë më 28 shtator, pasi humbi dy ndeshje për shkak të një problemi me muskujt e kofshës.

ÇFARË NDODHI?

Një çerek ore para përfundimit të ndeshjes mes Crystal Palace dhe Liverpool, që kuqezinjtë e fituan 1-0 falë golit të Diogo Jota, Alisson u rrëzua përtokë dhe kërkoi ndërhyrje mjekësore. Pas një kontrolli nga stafi mjekësor, u vendos menjëherë zëvendësimi i tij, me portierin brazilian dukshëm në dhimbje dhe të mërzitur. Alisson doli nga fusha duke çaluar, ndërsa u drejtua për në dhomën e zhveshjes.

DEBUTIMI I JAROS

Situatë e keqe për Liverpool dhe teknikun Arne Slot. Dëmtimi i Alisson rrezikon ta mbajë portierin për një kohë të gjatë jashtë fushave. Fillimisht u mendua se ishte një problem muskulor, por - sipas mediave angleze - bëhet fjalë për një dëmtim më të rëndë që prek gjurin e djathtë. Portieri i Reds u detyrua të largohej nga fusha me pak më shumë se dhjetë minuta të mbetura dhe u zëvendësua nga debutuesi Vitezslav Jaros.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI