Flash

Dogji me benzinë bashkëshorten, burri nga Korça shfaqet i penduar në gjyq

Lapsi.al 5 October 2024
Dogji me benzinë bashkëshorten, burri nga Korça shfaqet i

Gjykata ka lënë në burg pa afat 45-vjeçarin, Bledar Trëndafili i cili akuzohet vrasje me dashje për shkak të marrëdhënieve familjare, ndërkohë që çifti i bashkëshortëve kanë qenë në proces divorci për shkal të dhunës së ushtruar nga 45-vjeçari ndaj bashkëshortes së tij, e cila kohët e fundit jetonte me dy fëmijët e saj të mitur në një banesë me qira në lagjen 1 të Korçës.

Mësohet se Trëndafili ka shprehur pendesë para trupit gjykues madje ka shpërthyer në lot.

"Jam penduar për atë që kam bërë, por nuk jam në gjendje të them përse shkova në atë akt."

45-vjeçari është shprehur trupit gjykues se ka dyshime të forta për tradhti të bashkëshortes së tij, ndërkohë që për asnjë moment Melisa Trëndafili nuk e ka lejuar të takonte fëmijët, thotë ai.

"Të gjitha këto e kanë rënduar gjendjen time psikologjike madje dhe ditën që ka ndodhur ngjarja kam shkuar për t'i kërkuar të me lejonte të takoja fëmijët", tha ai.

Ditën e ngjarjes Bledar Trëndafili ka shkuar për ta ritakuar për të disatën herë bashkëshorten që ta bindte që të hiqte dorë nga procesi gjyqësor për zgjidhjen e martesës.

Gjatë bisedës pranë banesës së gruas Melisës, krejt papritur Bledari e ka spërkatur me benzinë duke i vënë edhe flakën, për ditë të tëra gruaja qëndroi në spitalin e traumës për ndihmë të specializuar dhe tani ndodhet në banesën e saj, në kushte më të mira shëndetësore.

Policia vetëm 2 ditë më parë prangosi Bledar Trëndafilin, të cilin e akuzon për vrasje me dashje për shkak të marrëdhënieve familjare.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI