Flash

Video/ Zabërgja fantastik, Dinamo e Dajës merr kreun për 24 orë: Laçi mbetet i fundit

Lapsi.al 4 October 2024
Video/ Zabërgja fantastik, Dinamo e Dajës merr kreun për 24

Dinamo merr kryesimin pas një tjetër rezultati pozitiv nën drejtimin e teknikut Ilir Daja. Dinamo dhe Laçi u përballën sot në ndeshjen e vlefshme për javën e 8-të të Superiores, në stadiumin “Elbasan Arena”. Takimi përfundoi me rezultatin 2-1 në favor të kryeqytetasve, që falë kësaj fitoreje ngjiten përkohësisht në krye të renditjes. Golat për 'nëndetësen' u shënuan nga Itodo Mandela në minutën e 22' dhe Baton Zabërgja në minutën e 55'. Ndërsa për Laçin, golin e vetëm e shënoi Kurti në minutën e 95'.

[video width="638" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/10/670024e55c856.mp4"][/video]

Dinamo e dominoi lojën gjatë gjithë ndeshjes, duke kërkuar që në fillim të takimit golin. Itodo Mandela zhbllokoi sfidën, duke e bërë më të lehtë për blutë, që mund të dilnin në stilin e tyre të preferuar të lojës: kundërsulmin. Pas kësaj, Dinamo arriti të mbrojë mirë portën dhe të dyfishonte rezultatin në minutën e 55', falë një kundërsulmi të shpejtë nga Zabërgja. Spektakolar kosovari në inkursionin e tij dhe goditjen që la pa shanse Dajsinanin. Goli i kapitullimit erdhi pikërisht kur Laçi po shtynte përpara në kërkim të barazimit.

[video width="638" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/10/670031214b24d.mp4"][/video]

Lexo më tej: Video/ Torraj shpëton Teutën nga humbja: super goli i Zabërgjas nuk mjaftoi për Dinamon

Edhe pse bardhezinjtë provuan të shënonin në disa raste, ata arritën ta gjejnë golin vetëm në shtesën e ndeshjes, konkretisht në minutën e 97'. Shumë vonë për të ndryshuar fatin e ndeshjes. Me këtë fitore, Dinamo ngjitet në vendin e parë të renditjes me 14 pikë, ndërsa Laçi mbetet në vendin e fundit me vetëm 3 pikë pas 8 javësh kampionat.

[video width="638" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/10/67003b1495680.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI