Flash

Video/ Chelsea e Fiorentina bëjnë padronin në Conference League: 52 gola në 16 sfidat debutuese

Lapsi.al 4 October 2024
Video/ Chelsea e Fiorentina bëjnë padronin në Conference League:

Conference League nis rrugëtimin e ri me një lumë golash në 16 ndeshjet e para të kompeticionit: 52 gola të shënuar me suksesin më të thellë të arritur nga Cercle Brugge. Fitore bindëse të Chelsea, Fiorentina e Omonia, që e rreshtojnë veten mes favoritëve.

Në Stamford Bridge, Enzo Maresca nxorri në fushë ekipin e dytë të Chelsea e megjithatë supremacia e Blues ishte evidente. 4-2 përfundoi në Londër, me anglezët që nuk e vunë asnjëherë ndeshjen kundër Gent në diskutim. Veiga zhbllokoi ndeshjen në minutën e 12', ndërsa Neto bëri 2-0 sapo skuadrat dolën nga dhomat e zhveshjes për pjesën e dytë. Belgët provuan të futen në lojë dhe u duk se mund ta bënin, kur Watanabe ngushtoi diferencën në minutën e 50'. Sidoqoftë, Chelsea u përgjigj me Nkunku në të 63' dhe Dewsbury-Hall shtatë minuta më vonë, duke vënë në kasafortë rezultatin. Gandelman shënoi shumë vonë golin e 4-2 për të shpresuar për një rikthim.

Conference League nis mirë për finalisten e dy edicioneve të fundit, Fiorentina. Në Franchi, Viola mposhti skuadrën uellsiane The Neë Saints 2-0. Ndeshja ishte me sens unik, por përfundoi vetëm në pjesën e dytë ku djemtë e teknikut Palladino mbyllën lojën brenda tre minutave. Në minutën e 65' Adli shënoi golin e tij të parë me fanellën e re me një goditje me të majtën. Pastaj Kean dyfishoi epërsinë nga afërsia. Portieri Roberts me 5 pritje i shpëtoi miqtë nga një pasiv shumë më i rëndë. Dëmtimi në gju i Mandragorës në fund të pjesës së parë ishte e vetmja notë negative.

Lexo më tej: Video/ Spektakël në Dragao, United barazon me 10 lojtarë: një penallti fundos Romën në Elfsborg

League Stage Conference League

Cercle Brugge 6-2 St. Gallen

Dinamo Minsk 1-2 Hearts

FC Astana 1-0 TSC Backa Topola

FC Heidenheim 2-1 Olimpija Ljubljana

FC Noah 2-0 Mlada Boleslav

Legia Warszawa 1-0 Real Betis

Molde 3-0 Larne

Omonia Nicosia 4-0 Vikingur Reykjavik

Borac Banja Luka 1-1 Panathinaikos

Chelsea 4-2 Gent

CS Petrocub 1-4 Pafos FC

FC Copenhagen 1-2 Jagiellonia Bialystok

Fiorentina 2-0 TNS

LASK 2-2 Djurgaarden

Lugano 3-0 HJK Helsinki

Shamrock Rovers 1-1 APOEL Nicosia

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI