Flash

Supermakina unike e Michael Jordan: Pininfarina Battista me vlerë 3 milionë euro

Lapsi.al 4 October 2024
Supermakina unike e Michael Jordan: Pininfarina Battista me vlerë 3
Dhuratë vetes nuk i bëjnë vetëm futbollistët. Shembullin e Cristiano Ronaldos e Zlatan Ibrahimovic, e ka ndjekur edhe legjenda e basketbollit Michael Jordan, duke i bërë vetes një dhuratë të veçantë. Jo një Ferrari si suedezi, por një tjetër supermakinë. Ish-numri 23 i Chicago Bulls zgjodhi Pininfarina Battista, hiper-GT elektrike me 1,903 HP, vërtetë unike. Michael Jordan bleu të ashtuquajturën "Targamerica", e parë për herë të parë gushtin e kaluar në Monterey Car Week. Ishte vetë Jordan që e konfiguroi atë dhe kështu këtu mes sediljeve është ndarja e purove, sistem thithës lagështie dhe ndriçim të ndryshueshëm në varësi të mënyrës së drejtimit. Pasioni i tij për purot, por edhe për supermakinat, është i njohur. Vlera? Më shumë se 3 milionë euro.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI