Flash

Superiore, 4 skuadra luajnë për vendin e parë: Partizani i përkëdheluri i kalendarit në javën e tetë

Lapsi.al 4 October 2024
Superiore, 4 skuadra luajnë për vendin e parë: Partizani i
Tre ditë për të kompletuar javën e tetë të Superiores, që do të nisë të premten me ndeshjen Dinamo City – Laçi dhe do të mbyllet të dielën me dy sfidat e fundit, ndër të cilat edhe kryendeshja Vllaznia – Elbasani. Një javë që mund të sjellë ndryshime në hierarki, duke patur parasysh renditjen e ngjeshur të skuadrave, sidomos në zonën e sipërme. Partizani shpreson të përfitojë, duke qenë se ka një kundërshtar më të lehtë në letër. Dinamo e Ilir Dajës, pas fitores in-extremis kundër Vllaznisë, do të mundohet t’i japë vazhdimësi rezultateve, duke patur parasysh se do të luajnë kundër Laçit të vendit të fundit. Ky takimi do të luhet në stadiumin “Elbasan Arena”, në orën 19:00. Të shtunën do të zhvillohen dy sfida të tjera të javës së 8-të. Partizani do të përballet me Bylisin në “Arenën e Demave”, ndërsa Skënderbeu do të presë në Korçë Egnatian. Të dy takimet do të luhen në 19:00. Lexo më tej: Lëvizje me merkaton e mbyllur, Partizani rrëmben ish-mbrojtësin e Tiranës: ja si Domgjoni ndryshon hierarkitë Java e 8-të e “Abissnet Superiore” do të ulë siparin të dielën. Në mbrëmje, në 19:00 do të luhen dy ndeshjen e fundit. Në stadiumin “Niko Dovana” Teuta do të përballet me Tiranën, ndërsa Vllaznia – AF Elbasani do të luhet në stadiumin “Elbasan Arena”.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI