Flash

Një popull, dy qeveri/ Çfarë i ndan shqiptarët andej dhe këtej kufirit

Lapsi.al 4 October 2024
Një popull, dy qeveri/ Çfarë i ndan shqiptarët andej dhe

Një popull që nuk pengohet më nga kufijtë mes dy shteteve, por qw ka diferenca të mëdha në kulturën e korrupsionit. Në njërën anë, ku jetojnë shqiptarët e Shqipërisë metasatazat e korrupsionit po bëjnë kërdinë, ndërsa në anën tjetër ku jetojnë shqiptarët e Kosovës, korrupsioni është në nivelet më të përmirësuara të rajonit.

Ky përfundim del nga një raport i publikuar së fundmi nga SELDI (një organizatë e financuar nga Bashkimi Europian që vëzhgon korrupsionin dhe qeverisjen në vendet e Europës Juglindore) që e nxin qeverisjen në Shqipëri si më të korruptuarën e Europës Juglindore, por e vendos Kosovën në vendin me më pak korrupsion në rajon.

[caption id="attachment_947658" align="alignnone" width="1880"]Niveli i ryshfetit në Shqipëri më i larti në rajon Niveli i ryshfetit në Shqipëri më i larti në rajon[/caption]

Grafiku më lart tregon nivelin e ryshfetit, në Malin e Zi, Kosovë, Bosnje Hercegovinë, Serbi, Maqedoni e Veriut dhe Shqipëri.

Shqipëria është me të kuqe dhe siç shihet ka nivelin më të lartë të ryshfetit në rajon me 40% të fitimit. Për ta ilustruar grafikun e parë me një shembull vlen të përmendet rasti i kompanisë "5D" që ryshfetin nga 20% e çoi në 100%, pasi të gjitha paratë e parashikuara për një rrugë apo një projekt të bashkisë së Tiranës, drejtorët e Erjon Veliajt i çonin në kompaninë që menaxhonin vetë dhe kështu fusnin në xhep të gjithë fitimet e mundshme.

Në Kosovë nuk funksionon kështu. "Taksa e korrupsionit" në formën e ryshfetit është ndër më të ultat, me 10%, njësoj si në Malin i Zi.

Por ky nuk është treguesi i vetëm që bën dallimin mes qeverisjes në të dy vendet.

Sipas të njëjtit raport, shqiptarët e Shqipërisë mund të konsiderohen ndër popujt më të "pajtuar" me korrupsionin, pasi 80% e tyre është e prirur për të pranuar ose ofruar rryshfet. Kjo e dhënë tronditëse dëshmon se pas dekadash bashkëjetesë me korrupsionin dhe të korruptuarit, ka mbetur vetëm 20% e popullsisë që vazhdon t'i rezistojë vjedhjes dhe futjes në xhep të parave të pista.

[caption id="attachment_947665" align="alignnone" width="1754"]Grafiku, përqindja e qytetarëve që iu nënshtruan presionit për të paguar ryshfet Grafiku, përqindja e qytetarëve që iu nënshtruan presionit për të paguar ryshfet[/caption]

Një tregues po kaq domethënës për diferencat në dy anët e kufirit është edhe grafiku më lart, që tregon se shqiptarët e Shqipërisë janë nën presion më të madh për të paguar ryshfet (mbi 52% thonë se iu janë kërkuar para nga zyrtarët shtetërorë). Kjo e dhënë bie në kundërshtim me një mesazh që propagandohet vazhdimisht lart e poshtë sikur reforma në drejtësi i ka dhënë efektet e para dhe zyrtarët e korruptuar janë trembur nga hetimet e SPAK. Fakti që 52% e qytetarëve të pyetur thonë se iu është kërkuar ryshfet, tregon se kultura e korrupsionit mbetet ende e përhapur dhe do të duhet më shumë se një drejtësi me regji për ta zmbrapsur.

Por nga raporti i publikuar nga SELDI, (grafiku me lart) bie në sy fakti se shqiptarët e Kosovës që pranojnë se iu është kërkuar ryshfet janë fare pak , vetëm 7% (grafiku lart). Kjo e dhënë i rendit ata në vendin që është më pak i ngarkuar nga klima e korrupsionit në të gjithë rajonin.

Gjithnjë është folur për diferencat mes shqiptarëve këtej dhe andej kufirit, por siç tregojnë raportet ndërkombëtare, cilësia e pushtetit që prodhon njëri apo tjetri komunitet, rezulton të jetë një nga ndarjet më radikale që ekzistojnë mes nesh.

Në 30 vitet e fundit metodat korruptive të qeverive të Shqipërisë kanë prodhuar skandale të nivelit botëror, siç ishte më i fundit rasti McGonigal.

Në tetor të vitit të kaluar një raport i World Justice e renditi Shqipërinë të fundit në Europë për korrupsion, ndërsa atë të Albin Kurtit si ndër vendet e para në rajon.

Nga një krahasim i shpejtë mes Shqipërisë dhe Kosovës në raportin e organizatës World Justice për Indeksin e zbatimit të ligjit për vitin 2023, del se diferencat mes dy qeverive shqiptare janë shumë të mëdha. Shqipëria rezultonte në vendin e 91 këtë vit, (Tabela më lart) duke lënë pas Marokun ku mbretëron monarku Muhamet dhe Serbinë, autokracinë e sunduar nga Vuçiç. Kosova ndërkohë qëndronte në distancë, shumë më lart, në vendin e 58, duke lënë pas Bullgarinë dhe Senegalin. LINK/ Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI