Flash

"E mori pa dashje dhe nuk rrit performancën". CAS ul skualifikimin e Pogba: në fushë me Juventus në mars

Lapsi.al 4 October 2024
"E mori pa dashje dhe nuk rrit performancën". CAS ul
Gjykata e Arbitrazhit Sportiv të Lozanës ka reduktuar në 18 muaj dënimin e Paul Pogba për doping. Kjo do të thotë se francezi do të mund të rikthehet në fushë që në fillim të vitit 2025. Mesfushori i Juventus u skualifikua për 4 vjet më 29 shkurt nga Gjykata Kombëtare Antidoping, pas një testi pozitiv për Dhea, në gusht 2023. Siç raportohet nga Mail Sport, francezi i lindur në vitin 1993 do të mund të rikthehet në stërvitje me bardhezinjtë që në janar dhe do të mund të rreshtohet sërisht në ndeshjet zyrtare duke filluar nga muaji mars. Lexo më tej: Pogba lajmëron apelin: "E kam zemrën të thyer, vendim i padrejtë i GJKA-së, kurrë me doping" Sipas tabloidit britanik, vendimi i CAS konfirmoi se Pogba kishte marrë pa dashje Dhea, një substancë e aftë për të rritur testosteronin dhe i pranishëm në listën e atyre të ndaluara nga Wada. Megjithatë, është pranuar, gjithashtu, se Dhea ka një efekt që përmirëson performancën vetëm te gratë.

SKENARI I RI

Mesfushori u pezullua përfundimisht më 11 marsin e kaluar: Juventus, me të cilin ka kontratë deri më 30 qershor 2026, e vendosi atë në pagën minimale (rreth 2 mijë euro në muaj) për t'i dhënë mundësinë të qartësojë pozicionin e tij. Ulja e skualifikimit, ndryshe nga vendimi i parë, do të riaktivizojë superkontratën që lojtari kishte nënshkruar në verën e vitit 2022: 8 milionë neto në vit plus 2 milionë bonuse sipas regjimit të dekretit të rritjes, 12 milionë e gjysmë bruto. Në këtë pikë klubit do t'i duhet sërish të balancojë vitin e fundit të kontratës dhe muajt e fundit të këtij sezoni, duke filluar nga 11 marsi 2025.

A DO TË KTHEHET POGBA NË FUSHË ME JUVENTUSIN?

Tani i takon klubit, i cili është në pritje të vendimit zyrtar, të zgjedhë rrugën më të mirë: ta rikthejë në skuadër dhe t'ia besojë Thiago Motta, pas një periudhe të gjatë pasiviteti, ose të fillojë negociatat për përfundimin e kontratës, me disbursimin e një pagese për largimin (e parashikuar edhe nga dispozitat buxhetore). Ndërkohë francezi shfaqet në rrjetet sociale i veshur me uniformën e fushës.

MESAZHI SOCIAL I POGBA

 
View this post on Instagram
 

A post shared by Paul Labile Pogba (@paulpogba)

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI