Flash

Berisha: Mos dëgjoni papagajtë mjeranë, vuvuzelat dhe hienat e Ramës në TV

Lapsi.al 4 October 2024
Berisha: Mos dëgjoni papagajtë mjeranë, vuvuzelat dhe hienat e

“7 tetori, ora 18.00, ditën e hënë po afron. Dhe kjo është beteja qytetare më e rëndësishme e 32 viteve”. Ish-kryeministri Sali Berisha i kushtoi një hapësirë të rëndësishme asaj që pritet të ndodhë në protestën e paralajmëruar të së hënës nga opozita.

“PD nis misionin e rikthimit të votës së lirë tek shqiptarët. E betuar për çdo sakrificë, e gatshme për çdo sakrificë” – u betua Berisha në fjalimin e përnatshëm nga dritarja e banesës së tij.

“I them Edi Ramës, harroje se mund të luash më, kurrë, me votën e shqiptarëve. Harroje Edi Rama, se mund të ekzekutosh votën e shqiptarëve me patronazhistët e tu, terroristë të saj” – ishin disa nga akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama.

“Edi Rama, dije mirë se fillon të hënën, por nuk ndalet kurrë gjer në rikthimin e votës së lirë” – shtoi ai.

I ashpër ishte edhe me përfaqësuesit e PS-së dhe analistët e saj që e konsiderojnë ndalimin e tij, burgosjen e Salianjit dhe dënimin e Belerit si “çështje të drejtësisë”

“Unë u them këtyre shërbëtorëve të shpifur të Edi Ramës, të zhveshur nga çdo normë dhe standard moral, këtyre skllevërve të krimeve të tyre që paguhen dhe lëpijnë kocka që iu hedh Edi Rama, se çështja e lirisë së individit, se çështja e gjyqeve me dëshmitarë të rremë, është çështje e çdo njeriu të lirë, është çështje e lirisë së vërtetë, e demokracisë, e Kushtetutës, e ligjit për çdo qytetar.

Unë iu them këtyre papagajve mjeranë të Edi Ramës që kalojnë si hiena nga studio në studio, se me këto pretendime dhe këto fjalë që thoni vetëm zhvisheni lakuriq, më keq se Edi Rama plazheve të botës. Pështyni mbi veten tuaj, poshtëroni veten, tregoni veten, njerëz të zhveshur nga çdo vlerë. Papagaj mjeranë që përsërisni ato që ju jep me 5 leksha zyra e shtypit e Edi Ramës” – tha Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Moti i keq, Vlora dhe Fieri nën ujë

Dita e sotme e ka gjetur Shqipërinë, ashtu si edhe rajoni, nën pushtetin e ujit. Në Tiranë, Durrë, Vlorë dhe në Fier ka pasur reshje të dendura shiu duke shkakt...

19:07

Taksistin e grabisin në mes të ish-bllokut

Një taksist ka rënë pre e grabitjes nga dy persona të paidentifikuar. Këta të fundit i kanë vjedhur një shumë parash shtetasit N. B., shofer taksie, dhe më p...

17:11

Edhe Fieri i paralizuar nga reshjet e shiut

Që nga mesdita e sotme edhe Fieri është përfshirë nga reshje me intensitet të lartë, të cilat nuk janë shoqëruar me probleme si në qytet, ashtu edhe në fshatra....

17:03

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI