Flash

Tifozët e Elfsborg lënë Romën pa gjumë: shpërthyen gjatë natës shashka poshtë hotelit

Lapsi.al 3 October 2024
Tifozët e Elfsborg lënë Romën pa gjumë: shpërthyen

Ka qenë një natë e trazuar për Romën në Boras të Suedisë, në pritje të ndeshjes së sotme në Europa League kundër Elfsborg. Në fakt, rreth orës 2:30 të mëngjesit, një grup i vogël prej rreth 20 tifozësh suedezë, me sa duket ultras, shkuan në hotelin Quality, strukturë në qendër, ku po qëndrojnë verdhekuqtë, për t'i prishur gjumin skuadrës së Ivan Juric me ndihmën e shashkave dhe fishekzjarreve. E gjithë kjo zgjati rreth 5 minuta, me shumë lojtarë që u zgjuan gjatë natës, madje disa prej tyre panë të frikësuar jashtë për të kuptuar se çfarë po ndodhte. Sigurisht që shumëkujt iu prish gjumi, gjë që ishte edhe qëllimi i tifozëve vendas.

Lexo më tej: Video/ Europa League: Roma dhe Eintraht Frankfurt ndalen në fund, Ajax shkërmoq Beshiktashin

Edhe sepse pas atij episodi të parë kishte një bis, këtë herë rreth orës 5.30 të mëngjesit. Përsëri ata, sërish grupi i vogël prej njëzet suedezësh tifozë të Elfsborg, me të njëjtën metodë: shashka e fishekzjarre të hedhura piëkrisht nën dhomat e lojtarëve. Një tjetër raund, një tjetër thirrje zgjimi. Me pak fjalë, ndeshja e sotme nuk nisi në mënyrën më të mirë për skuadrën e verdhekuqe. Natyrisht, Roma do të kërkojë të hakmerret direkt në fushë, duke arritur fitoren e parë në këtë kompeticion, pas barazimit fillestar ndaj Athletic Bilbaos, por pa bërë relaksin e duhur të natës.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI