Flash

Juventus në ankth, dëmtim në gju për Bremer: dyshohet ndrydhje e ligamentit të kryqëzuar

Lapsi.al 3 October 2024
Juventus në ankth, dëmtim në gju për Bremer: dyshohet

Fitore e bujshme në transfertë me përmbysje me një lojtar më pak e megjithatë, Juventus është duke u përballur me një problem të dyfishtë pas ndeshjes së Champions League kundër Leipzig. Në veçanti, ankthi është për gjendjen fizike të Gleison Bremer, i cili dëmtoi gjurin e majtë kur u rrëzua përtokë pas një shtytje me shpatull nga Openda në minutën e 4', dhe më pas u largua nga fusha i mbajtur nga krahët dhe duke çaluar (në vend të tij Thiago Motta futi në fushë mbrojtësin Gatti).

Në kampin bardhezi frika është për një dëmtim të ligamentit të kryqëzuar, si për përshtypjet e marra nga mbrojtësi brazilian, ashtu edhe nga kontrollet e para mjekësore. Në orët e ardhshme priten teste për Bremer, për të kuptuar më mirë shkallën e dëmtimit.

Lexo më tej: Video/ Super Vlahovic, me 10 lojtarë Juventus përmbys Leipzig: humbasin Bayern e Real, turpërohet Atletico

Më pas është edhe çështja e Nico Gonzalez, i cili në minutën e 11' iu dorëzua një problemi muskulor: Conceiçao hyri në lojë në vend të tij. Argjentinasi ndjeu një kërcitje në kofshë, u përpoq të ecte përpara, por më pas informoi pankinën e Juventus se nuk mund të qëndronte më në fushë. Për të janë planifikuar edhe teste, ai do të mungojë në ndeshjen kundër Cagliari dhe duhet të përjashtohet nga thirrjet e Argjentinës për t'u rikuperuar sa më mirë pas pushimit për kombëtaret.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI