Flash

Video/ Gjimshiti tund rrjetën në Champions: Atalanta në avantazh, Sylvinho buzëqesh për kapitenin e rikthyer

Lapsi.al 2 October 2024
Video/ Gjimshiti tund rrjetën në Champions: Atalanta në avantazh,

Pas një dëmtimi që e mbajti larg kombëtares në ndeshjen e shtatorit kundër Ukrainës dhe Gjeorgjisë, Berat Gjimshiti është kthyer monumental. Kapiteni kuqezi jo vetëm ka rimarrë vendin e tij në prapavijën e Atalantës, por po e bën veten të ndihet edhe në zonën gol. E madje në kompeticionin më të rëndësishëm: Champions League.

Në fushën asnjëanëse në Gelsenkirschen, Atalanta po luan kundër Shakhtar Donetsk në ndeshjen e tyre të dytë në kompeticionin me formatin e ri. Bergamaskët e mbyllën pjesën e parë në avantazhin e dy golave dhe protagonisti i madh është Berat Gjimshiti. Qendërmbrojtësi zhbllokoi ndeshjen duke thyer mbrojtjen ukrainase në minutën e 21'. Pas një aksioni të bukur, Lookman dërgoi një top në zonë e Gjimshiti devijoi si një sulmues tipik përpara se portieri të mund të ndërhynte.

Lexo më tej: Gjimshiti, shqiptari më i suksesshëm ndonjëherë: lojtari i parë kuqezi që fiton një trofe europian

Lookman pastaj shënoi edhe golin e dytë një minutë përpara pushimit, duke i dhënë qetësinë Gasperinit në pankinë. Pas barazimit me Arsenal, duket se fitorja e parë për zikaltrit është te kthesa. Një lajm i mirë edhe për teknikun e kombëtares Sylvinho që do të ketë një rikthim me peshë në prapavijë.

[video width="640" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/10/66fd7e50f40d1-1.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI