Flash

Prapaskena e tërheqjes e telefonta e Lewandowski: Szczesny prezantohet te Barcelona

Lapsi.al 2 October 2024
Prapaskena e tërheqjes e telefonta e Lewandowski: Szczesny prezantohet te
Tani është zyrtare: Barcelona, përmes rrjeteve të saj sociale, ka njoftuar firmën me Wojciech Szczęsny. Portieri, që ishte pa kontratë pas prishjes së marrëveshjes me Juventusin dhe përfundimit të vizitave mjekësore me klubin katalanas, ka nënshkruar një kontratë njëvjeçare. Gjatë orëve të fundit, ai ka ndjekur ndeshjen e Champions League, ku Barcelona fitoi 5-0 në shtëpi kundër ekipit zviceran, Young Boys. Ky është njoftimi zyrtar i klubit: "Barcelona dhe Wojciech Szczęsny kanë arritur një marrëveshje deri më 30 qershor 2025". Portieri i ri blaugrana do të marrë një pagë prej 6.5 milionë euro neto, më pak megjithatë se sa i garantohej më parë te Juventus. Kështu, Barcelona mund të kompensojë mungesën e zgjatur të portierit titullar, Ter Stegen. Pas njoftimit, erdhën edhe fjalët e para të tij për kanalet zyrtare të klubit katalanas nga ish-portieri bardhezi: "Në fillim nuk isha gati për sfida të reja, por kam folur me familjen dhe miqtë dhe të gjithë më thanë se do të ishte gabim të mos pranoja. Jam gati të nis punën dhe mezi pres të shoh çfarë do të sjellë ky sezon".

TELEFONATA E LEWANDOWSKI

Nëse Szczęsny ka vendosur të kthehet në fushë, kjo është falë edhe një mikut të tij të madh dhe bashkëlojtarit të tij në kombëtaren e Polonisë, Lewandowski: "Ai ishte personi i parë që më telefonoi për të vlerësuar mundësinë që e gjithë kjo të ndodhte, duke qenë se isha tërhequr. Robert ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm, ai ishte ai që pati idenë e duhur për të më bindur", tha portieri. Tani mbetet vetëm të pritet debutimi i tij me fanellën e Barcelonës, por që mbrëmjen e djeshme, ndërsa ndiqte ndeshjen kundër Young Boys, Szczęsny mundi të ndiente atmosferën e klubit: "Ka një tifozëri të madhe, ndiej pasionin e tyre dhe kjo është shumë pozitive. Çdo gjë më është dukur emocionuese. Është një sfidë që e përballoj me shumë energji të madhe".

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI