Flash

Dështimi në Champions, Boban dërrmon teknikun Fonseca: "Milan nuk luajti për një orë"

Lapsi.al 2 October 2024
Dështimi në Champions, Boban dërrmon teknikun Fonseca:

Milani ka humbur mbrëmë ndeshjen e dytë në dy ndeshje në startin e Champions League. Skuadra e teknikut Daniel Fonseca humbi 1-0 në transfertë ndaj Bayer Leverkusen, që triumfoi falë golit të Boniface në fillimin e pjesës së dytë. Gjermanët kanë kaluar kështu në 3 pikë, ndërsa Djalli është ende në të thatë pas humbjes në shtëpi në debutimin e tyre ndaj Liverpool. Kjo nuk i ka pëlqyer fare ish-futbollistit e më pas drejtuesit të kuqezinjve Zvonimir Boban.

Pavarësisht kësaj, tekniku Fonseca u shpreh shumë i kënaqur me ekipin e tij për “Sky Sport” pas ndeshjes. Në fakt, trajneri portugez, përtej rezultatit, shpjegoi se kjo ishte një nga ndeshjet më të mira të Milan në këtë sezon. Dhe në fakt, pas golit të pësuar në gjysmën orëshin e fundit, kuqezinjtë vunë përfund skuadrën e teknikut Xabi Alonso, por pa gjetur golin e barazimit.

Megjithatë, Zvonimir Boban, ish-lojtar i Milanit dhe tani analist sportiv i “Sky Sport”, absolutisht nuk është dakord me të. Sipas tij te klubi kuqezi nuk mund të quajnë fenomenale një humbje.

FJALËT E BOBAN PAS NDESHJES

"Nuk jam dakord me analizën e bërë nga trajneri. Bayer Leverkusen dominoi ndeshjen për një orë, pastaj pas golit ishte Milan ai që mbizotëroi. Mendoj se ishte një ndeshje e çuditshme, e vështirë për t'u shpjeguar, por sigurisht që nuk do ta quaja fenomenale siç bëri Fonseca. Edhe sepse në fund Milan humbi".

Lexo më tej: Prapaskena e Inter-Milan: mesazhi në të gjitha gjuhët me të cilin Fonseca fitoi derbin

Pas golit, Milan u çlirua pak mendërisht, mori guxim dhe krijoi diçka në fazën ofensive. Por në orën e parë të lojës ai ishte fjalë për fjalë i dominuar, duke luajtur pothuajse vetëm në mbrojtje. Kështu që humbja nuk ishte një fat i keq, Bayer Leverkusen e meritoi atë në orën e parë të lojës”.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI